9 shqiptarët e arrestuar pasi u kapën në Itali me 4 tonë drogë

09.09.2016 22:41:32

Policia italiane, në dy operacione të ndryshme, kanë vënë në pranga 11 presona, 9 shqiptare dhe 2 italianë.

Operacioni i parë është kryer gjatë natës në një fshat të Leces në Itali, në një shtëpi të braktisur.

Gjatë kontrollit në një shtëpi të braktisur në një lokalitet quajtur ‘Giorgilorio’, u sekuestruan 2 tonë e 720 kg marijuanë. Këtu u arrestuan 6 persona, dy italianë dhe katër shtetas shqiptarë.

Shqiptarët e arrestuar janë Fatmir Xhelili, 35-vjeç; Gezim Arberi, 48 -vjec, Rodof Luzaj, 26-vjec, Elvin Kamo, 37-vjec.

Në operacionin e dytë në 05:00 të mëngjesit ,policia italiane në një rrugë në bregdet në Cerano, ka ndaluar një mjeti tip Fiat Iveco ku ka gjetur 1.2 ton marijuanë. Gjatë këtij operacioni policia arrestoi 5 shqiptarë.