9 të vdekur/ Si u përplas helikopteri i Kobe Bryant në kodrën pas shtëpisë së Kardashianëve

27.01.2020 21:53:57

Një aksident fatal me helikopterin e tij privat, i ka marrë jetën në mënyrë tragjike në moshën 41-vjeçare ish-basketbollistit legjendar, Kobe Bryant.

Ky i fundit ishte duke udhëtuar bashkë me disa miq të tij, kur helikopteri u rrëzua rreth 40 milje në veri-perëndim të Los Angelesit, ndërsa autoritetet vendase konfirmuan se në bord ishin 9 persona, asnjëri prej të cilëve nuk ia doli të mbijetojë.

Helikopteri privat “Sikorsky S-76” mori flakë, pasi u përplas me një kodër në Calabasas, ndërkohë që vendi ishte pushtuar mjegulla.

Më e dhimbshme u bë tragjedia e mbrëmjes së sotme, pasi u mësua se një nga 5 personat që ndodheshin në helikopter dhe që humbën jetën, ishte edhe vajza 13-vjeçare e Kobe Bryant, Gianna.

“Fatkeqësisht nuk kishte mbijetuar asnjë”: tha shefi i Zjarrfikësve të Los Angeles, Tony Imbrenda, ndërsa më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për helikopterin e legjendës Bryant, që humbi jetën bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare.

Kobe Bryant lindi në 23 gusht të 1978-ës dhe nga gjimnazi kaloi direkt në basketbollin profesionist, ku luajti për plot 20 vite me skuadrën e Los Angeles Lakers, gjatë të cilave arriti të fitojë plot 5 herë titullin kampion në NBA.