9 të vrarë nga shpërthimet e një bombe në Irak

06.09.2016 11:03:21

Shpërthimi i një bombe në rajonin Kerade në qendër të Bagdadit ka marrë jetën e 9 personave dhe plagosur shumë të tjerë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Mehr e lajmeve sipas të cilës numri i personave të vrarë dhe të plagosur në këtë sulm terrorist ka arritur në 34 persona ndërkohë që janë shkatërruar 15 automjete dhe janë dëmtuar rëndë godinat përreth. Ndërsa nga shpërthimi i një bombe në rajonin Al Rashid në jug të Bagdadit shkaktoi vdekjen e 2 civilëve dhe plagosjen e 7 të tjerëve.

Gjatë muajve të fundit sulmet terroriste në Bagdad kanë qenë pothuajse të përditshme dhe kanë shkaktuar mijëra të vrarë e të plagosur në mesin e civilëve irakianë. Vetëm nga shpërthimi i qershorit të këtij viti në rajonin Kerade të Bagdadit, kryeqytet i Irakut mbi 300 persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur. 

Terroristët takfiristë pas disfatave në fushën e betejës, kanë vënë në shënjestër civilët irakianë me anë të sulmeve me bomba. Nga ana tjetër, mësohet se forcat e ushtrisë irakiane në perëndim të Bagdadit, kanë zbuluar një tunel 75 metra të gjatë që u përkiste terroristëve dhe kanë vrarë 19 pjesëtarë të ISIS.