Burjani: PAN qeverinë, nëse kryeministër një kandidat i pavarur

17.07.2017 13:53:53

Burjani tha se koalicioni PAN do ta formonte qeverinë veç nëse e dorëzon postin e kryeministrit

Analisti i çështjeve politike, Blerim Burjani ka thënë se koalicioni PDK-AAK dhe Nisma (PAN) nuk ka gjasa ta formojë Qeverinë, sipas analistit PAN ka gjasa për të qeverisur vetëm nëse e jep postin e kryeminsitrit.

“Pra s’ka gjasa PAN të formojë Qeveri, veç nëse jep postin e kryeminsitrit ndonjë kandiati të pavarur që mund të vjen nga bota akadamike në të kundërten është humbje kohe plotësisht, humbja e përgjegjësisë do ta karakterizonte këtë lloj qeverisje”, ka shkruar Burjani në profilin e tij zyrtar “Facebook”.

Burjani gjithashtu ka shkruar se PAN po kërkon “argatë” për të qeverisur. Mirëpo sipas tij, s’ka gjasa.

“Nuk është fjala për me korrë ara”, fjala është për të qeverisë me shtetin, një Qeveri gjithpërfshirërse e formuar do te ishte thirrje për të zhvat buxhetin e qytetarëve dhe te gjithë partitë të jenë të kenaqura si në vitin 2002, VV nuk do pranonte të jetë pjesë e një qeverie të tillë”, ka shkruar ai.