96 të vdekur nga shirat në Indi, miliona të tjerë kërkojnë strehim

02.08.2016 11:38:05

Si pasojë e shirave të dendura, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka kaluar shifrën prej 90 personave në Indi.

Afro një milion njerëz të tjerë janë duke u strehuar në kampe të qeverisë, njoftojnë zyrtarët.

Reshjet e vazhdueshme kanë dëmtuar pjesë të tokave, i kanë nxjerr pemët me rrënjë dhe i kanë prishur kabllot e telefonave në disa dhjetëra rrethina në shtetet e Bihar në lindje, Assam në verilindje e largët dhe Himachal Pradesh në veri.