Kryeministri Isa Mustafa: Katedralja e mrekullueshme Shën Nëna Terezë, tempull i rëndësishëm i prehjes shpirtërore si dhe i kultivimit të vlera njërzorev

06.09.2017 10:23:23

Me rastin e shugurimit të Katëdrales  Shën Nëna Terezë në Prishtinë , Kryeministri Isa Mustafa ka shprehë optimizmin e tij  për këtë tempull të rëndesishem, i cili është shënj e prehjes shpirtërore dhe kultivimit të vlerave të larta  humane, të dashurisë, tolerancës dhe humanitetit. Ai në fb  është shprehur kështu:

Katedralja Shën Nëna Terezë, e shuguruar sot në Prishtinë, është tempull i rëndësishëm i prehjes shpirtërore si dhe i kultivimit të vlerave më të larta humane të dashurisë, tolerancës, sakrificës e vetëmohimit për të mirën, të cilave ua kushtoi tërë jetën e saj Nëna jonë Terezë.
Katedralja e mrekullueshme Shën Nëna Terezë, së bashku me Xhaminë e Madhe që pritet të filloj të ndërtohet, i japin identitet dhe e madhështojnë kryeqytetin tonë.

Fotografia e Isa Mustafa
Fotografia e Isa Mustafa
Fotografia e Isa Mustafa
Fotografia e Isa Mustafa