Driton Kuka: Në Baku Nora shpëtoi nderin e Kosovës e në Rio Majlinda nderoi Kosovën e Shqipërinë e të gjithë ne!

13.08.2016 19:18:40

Driton Kuka, trajneri i xhudos që është edhe trajneri i Majlinda Kelmendit dhe i Nora Gjakovës, nëpërmjet një njoftimi në facebook ka njoftuar se pjesëmarrja e Kosovës në lojrat olimpike ka marr fund. Me këtë rast, ai ka shprehur kënaqësinë që Kosova që në pjesëmarrjen e parë në lojra olimpike ka arritur të fitojë medalje të artë. Po ashtu, ai ka shprehur krenarinë për sukseset e arritura gjatë viteve Majlinda dhe Nora në gara ndërkombëtare.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë ppstimin e Driton Kukës:

“Lojërat Olimpike për Kosovën me sot morën fund!

Ajo që sështë arrit nga shteti ynë amë Shqipëria për më se 100 vite u arrit për shtetin tonë të ri qysh me paraqitjen e parë,medalje kjo që është e përbashkët e të dy shteteve tona e popullit tonë në mbarë Boten!

Majlinda e artë Nora fitoj Normēn Olimpike lëndoj ligamentin 2 muaj para garave erdhi e lënduar garoj fitoj një luftë mandej humbi u radhit në poziten e 9..,

Sportist nga të dy shtetet tona tentuan të arrijnë më shumë por për momentin kaq i kishim mundesitë!

Në Baku Nora shpëtoj nderin e Kosovës e në Rio Majlinda nderoj Kosoven e Shqiperinë e të gjithë ne!

Dhashtë Zoti që kjo performansë të shëndrrohet në energji sportive për përkrahje sportit e sportistëve!

Nxanëset e mia fort më keni  nderuar,çdo ditë e çdo orë për këto 16 vite që punoj me ju  mi keni shpaguar në mënyrën ma te mirë të mundshme.”

FB_IMG_1471108437431

 

FB_IMG_1471108442139