A DESHTUAM DHE PSE DESHTUAM NE KERKSAT PËR ZHDËMTIM PËR DËMET QË KA BËRË REGJIMI I SERBISË NË KOSOVË ose KULTURA E PAPËRGJEGJËSISË SONË

28.07.2017 19:16:17

Para disa ditësh mora një kërkese nga gazetari S. Ahmeti ( Kosova Sot) për të dhënë një dekleratë për këtë çështje. Po e jap përgjegjn time ( integrale) për shkak të rendësisë së çështjes dhe përmbajtes se dekleratës në tërësi.
Mendoj se këtu ka dështuar jo vetëm drejtëia, përkatësisht prokuroria dhe gjyqesori por edhe keta sidomos. Fakt është se ka disa probleme që lidhen me poziten ndërkombëtare të Kosovës, por mendoj se është edhe një lëshim i madh që nuk janë bërë padi individuale dhe kolektive në gjykatat e Kosovës për dëmet në pasurinë private, djegëjet e shtëpive, për plaçkitjet, dhunën, . dhunimet e vrasjet te udhëhequra nga strukturat legale te shtetit serb qe e okupoi Kosovën. Ekziston edhe një Institut , i formuar per te sistematizuar keto krime , të bëra pa marrë parasysh nacionalitetin e viktimave , një institut i drejtësise tranzicionale, me duket ne kuader te Ministrisë se Drejtësise, por për këto 5 a ma shumë vjet sa ekxiston nuk kemi parë një rezultat. Unë për shembull kam ngritur dy herë ne Kuvend çështjen e helmimit te mijra nxënësve ne vitin 1990 , kam dhene edhe nje studim te nje eskperti suedez, duke ai dorzuar në Kuvend Ministrit të Drejtësise diku ne shtator te vitit 2012 apo 2011, por me duket se asgje nuk ka ndodhur as rrth ketij problemi. Kam ngritur ne kuvend edhe nevojen qe Serbia te paditet për krimet dhe dëmet që ka bërë me strukturat e saja si shtet. Te vetemet perpjekje me serioze dhe sistematike kanë qenë padite e përgatitura nga Komuna e Hanit te Elezit, te udhëhequra nga kryetari Suma, dhe te nje OJQ nga Skënderaj. Ne negociatat e 2006 në Viene edhe kanë qenë pjesë e kërëkeses sonë për zhdëmtim nga Serbia, prej mës humë se 20 miliardë dollar vetëm dëmet direkte pa përfshirë dp-met indirekte.

Kjo flet shumë për indolencen tonë, për lënien në asgje të çeshtjeve serioze, kjo flet për këtë kulturë të papërgjegjesisë sonë. Parimisht nuk ka problem pa së paku një rrugëzgjidhje. Në një diskutim që patëm organizuar , me 2012 , në E15, për këto çështje , disa juristë e avokatë perzentuan zgjidhje të mundshme. Por e gjitha hasi në vesh te shurdhër. Mendoj se krahas një prezentimi sa më serioz të këtyre çështjeve ne bisedimet e Brukselit , përkatesisht insistimit qe ato te futen ne Agjende te bisedimeve e te bëhen pjese e platformes ( kërkesë e jona edhe atëherë) që duhet të formësojë qëndrimet tona për këto bisedime. Serbia nuk mund të amnistohet për këto krime , e as për fshhejn e kufomave të të pagjeturave që është një veprim morbid. Jo vetëm qe ende nuk e kemi vënë Qeverine e Serbisë që të bëhet përgjegjëse për këtë, të vehet në positë që të përgjigjet, por ajo shpesh po kalon në ofanzive propagandistike, duke injoruar krimet qe janë në pergjegjesi tçë institucionegve të saja qeveritare, e jo edhe e rasteve të sjelljeve individuale.

Kemi humbur shumë kohë, por duhet të këndellemi, që mos të vazhdojmë kështu. Duhet të bëjmë çmos që të sillemi përgjegjshëm ndaj qytetarëve që kane pësuar dëme në ekonomitë familjare , e viktima në njerz nga pushtuesi – Qeveria e Serbisë dhe ta bëjmë ate edhe efektivisht përgjegjese.