A do e rikandidojë Basha për Shkodrën? Ademi: Projekti im nuk është katër vjet

01.04.2019 23:11:43

Voltana Ademi deklaroi në “Open” se projekti i saj për Bashkinë e Shkodrës është më shumë se katër vite.

Në këtë mënyrë, ajo la të kuptohet se nëse do të ketë zgjedhje, Ademi do të jetë sërish kandidatja demokrate për Shkodrën.

“Mendoj se prioriteti kryesor është që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Unë vazhdoj të jem në krye të Bashkisë së Shkodër dhe projekti im nuk është katër vjet.

Një ndër gjërat kryesore janë problemet më të mëdha dhe në momentin e duhur do të ketë edhe një diskutim për kandidatët”, deklaroi ajo.