A do ta hapë Shpend Ahmeti Drejtorinë e Ujërave në fund të mandatit?

31.03.2017 13:40:04

Edhe pse në Prishtinë ka filluar furnizim 24 orësh me ujë, ende nuk është bërë asgjë që të evitohen rrjedhjet në rrjet. Madje, ka lagje që nuk e ka luksin e furnizimit me ujë pa ndërprerë.

Para se ta merrte pushtetin në kryeqytet, kryetrari i Prishtinës kishte vënë data të angazhimit për evitimin e rrjedhave në rrjet, por asnjë hapë nuk e ka bërë në këtë planë. Nëse një litër uji, niset nga fabrika e ujit për të konsumatori arrin vetëm gjysmë litre. Pra, rreth 50 për qind e ujit humbet në rrjet.

Për t’u treguar qytetarëve se e kishte seriozisht punën e ujit, Ahmeti kishte premtuar që do ta formonte edhe Drejtorinë e Ujarëve në kuadër të Komunës së Prishtina e cila do të do të merrej me problemin e ujit për qytetarë, dhe se do të ishte drejtori ndërlidhëse për bashkëpunimin me ujësjellësin regjional të Prishtinës, raporton lajmi.net.

Komuna e Prishtinës nuk ka dashur të japë asnjë sqarim rreth se cili ka qenë kontributi i sajë gjatë qeverisje së kryetarit Ahmeti për evitimin e humbjeve të ujit në Komunën e Prishtinës.

“Sa i përket humbjeve ne rrjet nuk janë te ndara në perqindje të saktë me ato humbje që vijnë nga keqpërdorimi, jo saktësia e ujëmatësve apo humbjet tjera komerciale. Një ndarje e saktë e humbjeve në rrjet nga ato të humbjet komerciale është problematike. Gjithsesi humbjet në total ose Uji i Pa Faturuar (Pa te ardhura) është afro 50% si humbje (Teknike dhe komerciale)”, tha për lajmi.net Arbërie Zogjani Hiseni, zëdhënëse e KRU “Prishtina”sh.a.

Ajo ka thënë se, KRU Prishtina edhe në të kaluarën por sidomos vitin që shkoi ka investuar shume në fushën e luftimit te humbjeve. “Janë duke u monitura 5 zona online, ndërsa janë përgatitur edhe 16 zona tjera për monitorim. Janë trajnuar dhe certifikuar 6 zyrtar – teknik nga drejtoria teknike dhe kane arritur të ceritifkohen nga institucione ndërkombëtare në Vienna në muajin Maj të vitit të kaluar. Trajnimet dhe certifikimet I kanë deri ne nivel të trajnerit. Po monitorohen zonat dhe mbi te gjitha nga ky vit me kërkesë të drejtorisë teknike Shërbimi i detektimit të rrjedhjeve ka kaluar në nivel Departamenti për Reduktimin e Humbjeve”, tha Zogjani Hiseni.

Ajo tha se projekte konkrete në këtë fushë me Komunën e Prishtinës nuk kanë, por se i kordinojnë disa puna. “Ka pasur projekte ne disa lagje, shumicën e zonave ku është punuar nga KK Prishtine ne shtrimin e rrugëve, ne si kompani kemi dhuruar tubacionet (gypat), ndërsa komuna e Prishtinës nëpërmjet kontraktoreve i ka ekzekutuar punimet ne teren. Për projekte tjera qe mund te kenë realizuar ju lutem drejtohuni ne KK Prishtine, sepse ne mund te kemi mungese informacioni për ndonjë projekt tjetër qe është duke u zhvilluar ndërkohe. Ka pasur edhe projekte tjera siç janë disa lagje ne Ajvali apo lagjen Arbëria (ish Dragodani), Kodra e Trimave etj”.

Zëdhënësja e Ujësjellësit ka treguar se në një pjesë të Matit, Sofalia një pjesë ku janë zonat e larta apo disa zona te larta ne Kodër te Trimave, po aplikohen reduktime.

Sa i përket orarit te reduktimeve kjo është duke u analizuar pas lëshimit ne pune te ITU Shkabaj dhe në varësi te konsumit ne zonat tjera me 24 ore furnizim ne po mundohemi ti analizojmë dhe minimalizojme këto reduktime.

Ky është premtimi i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për ujin gjatë fushatëz zgjedhore, i cili ende ka mbetur vec në letrar:

Uji është e drejtë e jo privilegj. Uji është domosdoshmëri e jo mall.

Këto dy parime e bëjnë që furnizimi i pandërprerë me ujë të jetë prioritet thelbësor për Lëvizjen VETËVENDOSJE! Në Prishtinë. Edhe pse Komuna nuk ka kompetenca të plota në menaxhimin e ujit, sepse Ujësjellësi është kompani publike regjionale përgjegjësia që Komuna ka ndaj qytetarëve të vetë për realizimin e kësaj të drejte, e bën këtë pashmangshëm, detyrë politike të secilit prej nesh.

Gjendja ekzistuese

Ujësjellësi Regjional i Prishtinës përfshin në vete 7 komuna, ku bëj në pjesë Prishtina dhe 6 komunat ë tjera për rreth saj. Gjithsej ofron shërbime për rreth 80 mijë konsumatorë, prej të cilëve gati 45 mijë janë në komunën e Prishtinës. Qytetarët që furnizohen nga kjo kompani publike ballafaqohen me reduktime të ashpra. Mbi 70 për qind e qytetarëve ballafaqohen me reduktimet përhershme.

Problemi kryesor i Prishtinës me gjithat mbetet uji i pa faturuar, pra humbjet që janë në rrjet. Kjo shifër arrin 53 për qind. Pra më shumë se gjysma e ujit të prodhuar për regjionin e Prishtinës humbet në rrjet, në rrjedhje të gypave, në kyçje ilegale dhe humbje të tjera. Rreth 800 litra/s ujë humben në ditë për konsumatorë. Prodhimi ditor i ujësjellësit regjional Prishtina arrin rreth 1411 litra në sekondë (122 milion litra në ditë), ose afro 45 milion m3 në vit. Rreth 25 milion m3 janë humbjet vjetore të ujit në Prishtinë. Sipas standardeve ndërkombëtare shpenzimi ditor për person sillet prej 120 litra deri në 300 litra(rasti ekstrem) ujë në ditë. Ujësjellësi regjional konsideron se 387 mije persona janë të kyçur në rrjetin e ujësjellësit (ligjore e joligjore, 179 mijë në Prishtinë) atëherë vlerësohet se shpenzimet maksimale të ujit arrijnë vlerën 116 milion litra ujë në ditë (122 milion litra prodhimi).

Konkludimi i kësaj gjendje ekzistues se është shumë i thjeshtë “Prishtina ka ujë”, por nevojitet një plan i detajuar i identifikimit të humbjeve në rrjedhe sanimit të tyre, një plan i detajuar i vlerësimit të borxheve, një plani politikave sociale dhe politikave të çmimit dhe fushata senzibilizuese dhe motivuese për kursimin e ujit. Lëvizja VETËVENDOSJE! Do të ndërmarrë edhe hapa të tjerë për përmirësimin e gjendjes së furnizimit me ujë të për shkruara më poshtë.

Zgjidhja

Brenda 6 muajve pas marrjes së mandatit

Në bashkëpunim me ujësjellësi nregjional do të ndërmerret vlerësimi i saktë i rrjedhjeve në rrjet. Edhe pse kjo është bërë disa herë edhe nga ekspertët e qyteteve tjera, përmes një projekti të përbashkët dhe të kofinancuar ujësjellësi, komuna dhe partnerët e tjerë do të bëjnë vlerësimin e humbje venë secilin lagje të qytetit. Pasi rrjeti ujor ka njehsorë zonal është shumë e lehtë me teknologji të vlerësohet sasia që i shkon çdo lagjeje dhe të krahasohet me sasinë e faturuar. Do të vlerësohe ne dhe mundësia e përdorimit të teknologjisë informative për kontroll qe ndortë informatave për ujin.

Brenda 12 muajve pas marrjes së mandatit

Në bazë vlerësimit do të bëhet një plan aksionar për investimet e nevojshme në secilën lagje për parandalimin e humbjeve të ujit të pafaturuar në gjithë rrjetin. Duke kombinuar edhe diskutimet publike do të hartohet kalendari i investimeve dhe furnizimit të pandërprerë me ujë në çdo lagje. Do të instalohen mjetet e reja teknologjike për matjen e ujit, të cilat do të mundësojnë vlerësimin e saktë sasior dhe gjeografik të qarkullimit të ujit në komunën e Prishtinës.

Brenda 24 muajve pas marrjes së mandatit

Do të përfundohen investimet kapitale në bashkëpunim me ujësjellësin regjional dhe me partnerët, investimet cilat do të ofrojnë furnizim të pandërprerë me ujë për shumicën e lagjeve në qytet.

Masat e tjera përcjellëse

Komuna e Prishtinës do të krijojë drejtorinë e Ujit. Për shkak se ky problem është prioritar dhe kërkon angazhim maksimal të autoriteteve komunale, njëra prej drejtorive funksionale do të merret me problemin e ujit për qytetarë, dhe do të jetë drejtori ndërlidhëse për bashkëpunimin me ujësjellësin regjional të Prishtinës. Po ashtu kjo drejtori do të jetë përgjegjëse për bashkëpunimin me komunat e tjera të cilat furnizohen nga kompania e njëjtë publike.

Kompanitë të cilat për veprimtari kanë përdorimin e ujit për larje (jo për ujë të pijshëm) qoftë të veturave, tepihëve apo edhe veprimtari tjetër nuk munde të përdorin ujin nga ujësjellësi regjional për veprimtarinë e tyre. Inspektorati do të shtojë kontrollet e përdorimit të ujit nga këto biznese, dhe në rast të shkeljeve do të parashihen dënime të ashpra.

Politika sociale duhet të shtrihet edhe në sektorin e ujit për dy arsye: (i) pamundësia e rasteve sociale që të paguajnë dhe (ii) mbishpenzimi që këto familje bëjnë sepse nuk ka politikë të saktë sociale. Në bashkëpunim me ujësjellësin regjional të Prishtinës, do të promovohet formulimin e politikës sociale që do të liroj nga pagesa çdo familje të regjistruar si rast social deri në18m3 në muaj, që është shpenzim i mesatar për një familje. Çdo shpenzim mbi këtë do të paguhej.

Kyçje ilegale në rrjet do të shkyçen dhe do të dënohen. Kyçjet e reja do të planifikohen në bashkëpunim me ujësjellësin regjional për të garantuar furnizimin e pandërprerë me ujë.

Komuna e Prishtinës së bashku me ujësjellësin regjional Prishtina do të ndërmarrin një program të përbashkët për të përmirësuar pagesën e ujit, dhe program për vlerësimin e borxheve dhe planeve të pagesave për qytetarët e komunës së Prishtinës.

Kosova ka një deficit të kuadrove profesionale që merren me problematikën e ujit. Komuna do të ndërmerr hapa drejt angazhimit të ekspertizës lokale në hartimin e politikav të ujit në komunën e Prishtinës. Po ashtu, në politikën e bursave dhe arsimimit, Komuna e Prishtinës do të prioritizojë bursat drejt zhvillimit profesional të kuadrove në sektorin e ujit brenda dhe jashtë vendit.

17 shtator 2013