A do të dalin sot rezultatet e autopsisë së trupit të Astrit Deharit?

18.11.2016 12:59:54

Dje kanë qarkulluar informacione se do të shtyhet paraqitja e rezultateve të autopsisë së trupit të Astrit Deharit për shkak të vonesave mga forenzika. Mirëpo, prokurori Metush Biraj ka thënë se sot pritet të dalin rezultatet e autopsisë së Astrit Deharit

“Rezultatet e autopsisë presim me i marrë sot gjatë ditës”, ka thënë Prokurori Metush Biraj për Express.

Ndërsa, sa i përket akuzave të avokatit Tomë Gashi se nuk po i mundësohet qasje ekspertëve, Biraj tha se “dihet publikisht që ekspertet e propozuar nga familja Dehari kanë marrë pjesë që nga fillimi i procesit të autopsisë, siç edhe është kërkuar”.