A do të ketë KSHZ-ja në Maqedoni mjaftueshëm mjete për të organizuar zgjedhjete?

12.09.2016 14:45:21

Me propozim-shqyrtimin e dytë të buxhetit të vendit, për të cilin është duke u diskutuar në komisionin përkatës të kuvendit, buxheti KSHZ-së mbetet afër 104 milion denarë (1.6 milion euro).

Kjo shifër është e ngjashme me propozimin e qershorit, kur KSHZ-së iu shkurtuan 400 milion denarë nga buxheti i paraparë për këtë komision, që ishte 531.375.000 denarë, me arsyetimin se buxheti i KSHZ-së u ul për shkak se nuk ishte parashikuar se kur do të mbahen zgjedhjete.

Megjithatë, Ministria e financave sqaron se ka mekanizma për të siguruar mjete te nevojshme për punë të papenguar të KSHZ-së dhe për zbatim të zgjedhjeve.

Ndërkaq, burime të agjencisë së lajmeve ”META” nga KSHZ-ja thonë se ende nuk janë shpallur tenderat për blerjen e materialit votues, e as ndonjë tender tjetër që lidhet me zgjedhjet./Telegrafi/