A do të shkojë Spanja përsëri në zgjedhje?

29.08.2016 10:37:49

Konservatorët spanjollë arritën dje një mbështetje të liberalëve të Ciudadanos, por ajo është e pamjaftueshme për të sjellë në pushtet Mariano Rajoy dhe të evitojnë zgjedhje të reja, të tretat në një vit.

Partia Popullore e Rajoy (137 deputetë) dhe partia e vogël liberale Ciudadanos (32 deutetë), e drejtuar nga Albert Rivera, arritën një marrëveshje mbi programin e qeverisë së ardhshme pas një javë negociatash.

Pas tetë muajsh, Spanja ende nuk ka një qeveri dhe përballet me kërcënimin e zgjedhjeve të treta, këtë herë ditën e Krishtlindjeve.