A duhet hequr taxën 100% për qind ndaj mallrarave serbe që hynë në Kosovë?

16.02.2020 18:07:26

Nga: Adem Bytyçi

Qështjën e taxës ndaj mallrave serbe duhet vështruar  në Kontext të qendrimeve armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës.
Ani pse Bashkësia, ndërkombëtare  thotë të hiqet taxa 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë që hynë në Kosovë, më në fund është Kosova ajo që do të vendos se si do të veprojë ,gjithmonë duke mbrojtur interesat e Kosovës karshi  veprimeve anti Kosovë të Serbisë.
Një fakt duhet ta dinë ata që negocojnë me Serbinë për Normalizimin e raporteve me Kosovën, qofshin ata  politikanë Kosovar, Amerikanë apo Europian, Serbia, nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës.
Qëllimi i Serbisë ,është të ushtrojë një propogandë perfide siq e ka zakon ajo të faktori ndërkombëtar ,kinse është e angazhuar për t’i përmirësuar raportet me Kosovën , ndërkaq në anën tjetër merret  me disa letra mirëkuptimi për t’i realizuar qëllimet e veta ekonomike, duke përfituar në kohë për ta zhagit njohjën e shtetësisë së Kosovës!
Qështja e taxës kërkon një kujdes të veqant dhe të shtuar në kohë nga pala Kosovare ndaj politikës anti Kosovë të Serbisë, pasi që Serbia anti shqiptare e ka pranuar se kjo taxë e ka dëmtuar ekonomin e Serbisë dukshëm duke qrregulluar edhe ngritjen e gjitipisë sipas expertëve të ekonomisë serbe , nga fillimi i zbatimit të kësaj taxe e deri me tani.
Ata që i përcjellin me vëmendje dhe në mënyrë të logjikshme qendrimet destruktive të Serbisë ndaj Kosovës dhe ndaj shtetësisë së Kosovës , me të drejtë do të pohonin se,  taxa 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë, nuk duhet të hiqet pa e pranuar Serbia, shtetësinë e Kosovës!
Nuk duhet harruar se taxa 100 për qind për mallrat e Serbisë që hynë në Kosovë , e ka detyruar Serbinë të  shpikë Minishëngenin Ballkanikë, për t’i zbutur sado pakë pasojat ekonomike të taxës ,të cilat e kanë goditur rëndë ekonomin Serbe anti Kosovë!