A duhet të përfshihen figura të reja politike në qeverinë e re?

25.06.2017 19:10:34

Të rinjtë preferojnë që në Qeverinë e ardhshme të Kosovës, të ketë sa më shumë figura të reja.

Në rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë, shumica e të rinjve të anketuar vlerësojnë se premtimet e dhëna nga qeveritë e kaluara, nuk janë realizuar, andaj, sipas tyre, në qeverinë e re kur të formohet, duhet të ketë të rinj që mund të sjellin ndryshime. Të rinjtë thonë se politikanët kanë shmangur problemet e të rinjve dhe janë fokusuar në ambiciet e tyre.