A e ka shtyrë sekta okulte e Albinit drejt vetëvrasjes Astrit Deharin?

18.11.2016 18:28:59

Nga Rexhep Kastrati

Tashmë edhe zyrtarisht u konfirmua se Astritit Dehari ka bërë vetëvrasje, për çka unë nuk e kam pasur kurrë as dyshimin më të vogël. Edhe pse që në fillim jam informuar për të vërtetën, megjithatë jam munduar të trajtoj vetëm deklaratat dhe informacionet e bëra publike. Në fakt, të gjithë kanë mundur që ta kuptojnë se nuk bëhej fjalë për vrasje, pasi që kishte aq shumë mospërputhje ndërmjet deklaratave që bënin vetë Toma dhe sekta okulte e Albinit, sa që nuk kishe si të mos e kuptoje se diçka nuk shkonte në arsyemtimin e tyre. E fundit ishte kur Toma ishte shumë kundërthënës kur deklaroi se Astritin e kishin vrarë, ndërkohë që përshkrimi që kishte bërë ia hidhte poshtë mundësinë që ta kishte vrarë dikush. Toma kishte thënë se kishte lëndime në kokë dhe në trup, por nga to nuk i kishte ardhur vdekja. Në anën tjetër, në fytyrë thoshte nuk ka pas shenja dhune, ndërkohë që shishja ishte futur thellë në gojën e Astritit. Pra. shenjat e dhunës nuk ia kishin shkaktuar vdekjen, e që përjashton automatikisht mundësinë që ta ketë vrarë atë dikush. Kurse shishja nuk i ishte futur me dhunë në gojë, pasi që nuk kishte pasur shenja dhune në fytyrë. Pra, edhe në këtë aspekt, vetë Toma kishte përjashtuar de faco mundësinë që dikush ta ketë mbytur Astritin me shishe. Pra, së fundmi, vetë Toma kishte bërë të qartë se Astritin nuk e kish vrarë kush, edhe pse ai kishte synuar ta dëshmonte të kundërtën. Por, nuk është vetëm kjo: edhe fakti se Toma kishte deklaruar se Astriti kishte vdekur disa orë më parë se koha e shetitjes, ishte një deklaratë në panik dhe në pamundësi për të mbuluar të vërtetën. Është kështu, për faktin se edhe shoku i dhomës së Astritit, Naser Makolli, edhe KLDMNJ, edhe filmimet e kamerave të sigurisë dëshmonin se Astiti ka qenë gjallë deri në kohën e shetitjes së mbasditës. Pra, nuk kishte asnjë informacion, asnjë argument të saktë që do të bënte të besoje se Astritin mund ta kenë vrarë. Dhe këtë e ka ditur edhe Tomë Gashi, edhe familja e Astritit, edhe sekta okulte e Albinit, dhe sa më shumë që afrohej dita kur do të bëheshin zyrtare rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, aq më agresivë, por edhe aq më të humbur tregoheshin. Dhe duke e ditur se e vërteta ishte se Astriti ka bërë vetëvrasje, dhe se të gjitha provat dhe dëshmitë ishin aty, pra nuk kishte si të mos dëshmohej se Astriti ka bërë vetëvrasje, sektën okulte dhe Tomë Gashin i kishte kapur paniku. Kjo u pa që në fillim kur Dradan Molliqaj ishte munduar të fshihte dhe të mohonte vizitat te Astriti në burg që i kish bërë ai dhe Sami Kurteshi, si dhe mbikëqyrjen e takimeve të Astritit me prindërit e tij. Në fakt, përpjekja për të fshehur dhe mohuar këto vizita dhe mbikëqyrjen e takimeve të Astritit në burg, nuk kishte si të mos shihej me dyshim për mundësinë që kjo sektë të jetë e implikuar në vetëvrasjen e Astritit. Ashtu siç kam thënë vazhdimisht, komisarët e Albinit kanë mundur t’i bëjnë trysni të madhe Astritit për shkak të mundësisë që ky i fundit të ketë bashkëpunuar me autoritetet. Këtë e bën edhe më të besueshëm fakti se Astriti kishte vdekur dy ditë pasi që kishte pasur një takim të mbikëqyrur me prindërit e tij. Astriti të enjten ishte takuar me prindërit nën mbikëqyrjen e Sami Kurteshit, kurse të shtunën kishte vrarë veten. Pra, e vërteta për vetëvasjen e Astritit duhet të kërkohet te takimi i fundit që kishte pasur me prindër nën mbikëqyrjen e Sami Kurteshit, por edhe te takimi i mbikëqyrur nga Dardan Molliqaj që Astriti ka pasur me prindërit e tij më 27 tetor, te përpjekjet për të fshehur dhe mohuar këto takime. Pra, ka mundur të ketë pasur ndonjë trysni psikolgjike nga komisarët e Albinit, por pse jo edhe nga prindërit në kuptimin që të mos e tradhtonte sektën okulte të Albinit dhe me dokrra të këtilla, e të cilat Astriti nuk ka mundur t’i përballonte. Ndoshta ka mundur ta ndjejë veten përgjegjës dhe fajtor për mundësinë që të ketë bashkëpunuar me autoritetet dhe nuk ka mundur të jetojë me ndjenjën e tradhtisë që gjoja ia ka bërë sektës okulte të Albinit. Mirëpo, pavarësisht këtyre, duhet thënë se indoktrinimi, vizitat dhe mbikëqyrja e takimeve të tij me prindërit, nga komisarët e Albinit, që e kanë bërë të ndjehej keq, mund ta kenë shtyrë Astritin drejt vetëvrasjes, dhe për këtë mban përgjegjësi të plotë Albin Kurti dhe sekta e tij okulte, që vdekjen, vrasjen dhe gjakun i kanë të vetmet mënyra për të mbijetuar, për të fituar mbështetje. Këtë e kam thënë vazhdimisht, por e ka thënë edhe vetë Albin Kurti, i cili ditën e varrimit të trupit të Astritit, bëri konvertimin e vdekjes së tij në fëmijë të anëtarësuar në sektën okulte të tij.