A e mbanë kush mend, Marshin Legjendar të Grave të Prishtinës, drejt Jasharajve!?

06.03.2018 11:57:49

Nga Bardhyl Meta

Sa të përdalë bëhen(m)i…!?
– A e mbanë kush mend, Marshin Legjendar të Grave të Prishtinës, drejt Jasharajve!?
Që ta shpërthejnë izolimin!
S’pash as lexova askund, asnjë edhe një të vetmen fjalë, asnjë emision, asnjë fotografi, asnjë intervistë, asnjë kronikë të «Njërit nga Marshet më Legjendare Kosovare – Marshin e Grave të Prishtinës, që u nisën këmbë drejtë shtëpive të Jasharajve, që të jenë me ta, e t’i mbrojnë, me gjithë qenien, jetën dhe trupat e tyre”!?

U zbardhën këto ditë ndërkaq, disa foto, të Komandantit Legjendar Adem Jashari, me do havera sporadik, të cilët, si në një fatamorganë – herë shfaqeshin e herë humbnin nga faqja e dheut – por të cilët “u zhbënë shumë guximshëm” – kur Jasharajt ishin të vetëm, të vetëm përballë gjithë makinerisë fashizoide serbe!
Dhe u zhbënë, ndërkohë që e gjithë Bota, e gjithë Europa e dinte, dhe e dinte disa javë më parë – se Jasharajt do të sulmoheshin, se përballja do të ngjante…! Shikoni reportazhet televizive të kohës, të televizioneve më me nam të botës! Apo, lexoni ta zëmë intervistën e Hamzës, në Javoren Zëri!? Shumë javë më herët, ku ai flet qartë, hapur, sypatrembur, se po i prisnin…!?
Pro s’ishte se, “komandantët e sotëm”, s’dinin se do të ngjante sulmi!?
Pra, o trushpërlarë, mos shplërlani tru tjerëve, se është botë e informatikës e medias dhe arkivave të hapura digjitale…
S’Ju lanë, e s’na lanë të gjithëve – por veçanërisht s’Ju lanë Ju, që i kishit premtuar mbështetje me pushkë! – as edhe i gjithë Adritaiku, po t’derdhej mbi ne…!