A e theu Messi rekordin e Pele? Klubi i Santosit nuk e pranon: “Mbreti” shënoi 1091 gola me ne

27.12.2020 14:44:06

Ditët e fundit, Leo Messi ka thyer rekordin e Pele për golat e shënuar me një fanellë të vetme. Argjentinasi u bë me 644 gola te Barcelona, një më shumë se “paja” e legjendës braziliane me Santos. Por, ka nga ata që nuk pajtohen me këto statistika. I tillë është pikërisht Santos, ekipi historik i Pele, i cili madje ka lëshuar një deklaratë zyrtare për të nxjerrë në pah pozicionin e tij në këtë drejtim.

“Sipas disa statistikave, argjentinasi Lionel Messi është bërë lojtari me më shumë gola për të njëjtin klub, duke arritur 644 gola me Barcelonën, përjashto miqësoret. Sidoqoftë, një pjesë e shtypit raporton për historinë, duke hequr më të mirën nga të gjitha rekordet, golat e përgjithshëm në klube. Pele shënoi 1091 gola për Santos. Sipas raporteve në shtypin tregtar, ‘Mbreti’ i futbollit shënoi 643 gola në ndeshje zyrtare dhe 448 gola në ndeshje miqësore, të cilët u përjashtuan. Nuk e kuptojmë pse do të kishin më pak vlerë se të tjerët.

448 golat e miqësoreve që ata përpiqen të skualifikojnë sot u shënuan kundër ekipeve shumë të famshme. América (Meksikë) dhe Colo Colo (Kili) kanë pësuar 9 gola secili nga Pele. Interi, një nga skuadrat kryesore europiane në vitet 1960, pësoi 8 gola të tjerë nga ‘Mbreti’. Lista është e pamasë”. Me pak fjalë, Santos pretendon rekordin e Pelé dhe mbështetet në golat e shënuar në ndeshjet miqësore, të cilët, megjithatë, siç ndodh gjithmonë në këto raste, nuk llogariten për statistikat.