A është Adem Demaçi “Mandela” i Kosovës (dhe Evropës)?

27.07.2019 14:08:28

Nga Sinan Kastrati

Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së Adem Demaçit.

Nuk është vetëm ky titull që rastësisht e gjeta në Google me fjalën “Mandela”, të futur në thonjëza por sot, një vit pa Ademin në lajmet e RTK-së 3, lajmet e orës 09.00 e të orës 10:00, një spikere duke folur për njëvjetorin e vdekjes së Adem Demaçit, tha edhe ”… sot bëhet një vit … pa Adem Demaçin, i njohur si Mandela i Evropës”.

E di se nuk është e lehtë të ndahemi nga malli (nostalgjia) që kishim për Enver Hoxhën e liderët tjerë ish komunistë, marksistë, leninist e stalinistë pra edhe për Ademin por do të ishte e tepërt dhe jo reale të thuhet ”…Ademi është i njohur si Mandela e Evropës”.Ademi është ndër të burgosurit me të njohur shqiptarë në ish Jugosllavi që mbajti 28 vjet burg.Është njeriu më i dashur për pjesën më të madhe të rinisë shqiptare në Kosovë, derisa del nga burgu, më 1990.

Pas burgut, Ademi sikur trulloset nga pritja (e luksi) madhështore që i bëhet që nga dita e parë në fshatin e lindjes, në Lupq të Podujevës e pastaj në Prishtinë. Atij iu duk se askush tjetër, përveç tij duhet ti mbaj të gjitha vendet udhëheqëse, ashtu siq ishin udhëheqësit komunist, si psh Tito e Enveri.

Ai nuk mund të pajtohej që në pluralizmin politik e partitë politike, të gjithë janë të lirë ta thonë fjalën e lirë, sikurse ai dhe edhe ai ka mundur me “u mat në kanar”, me vota, nëse ka dashur pushtet.
Pse nuk bëri edhe Ademi pra?
Pse nuk e di por as atherë e as tash, nuk do të fitonte më shumë vota se sa Hydajet Hyseni, Jakup Krasniqi, Rexhep Qosja e ndonjë komunist tjetër.
Ai në vend se të hesht sepse puna dhe aktiviteti i Ademit, përfundon që nga ai moment që lirohet nga burgu dhe nuk do të bëhej më i madh në ”Liri” se sa në burg.


Ai nuk mundet ta gjej rrugën kah të shkoj dhe hynë në politikë si udhëheqës i ”Partisë Parlarlamentare”, me Bajram Kosumin, çka, unë mendoj se ishte gabim.


Ishte në Këshillin për Mbrojtjen dhe Liritë e Njeriut, që mendoj se aty e kishte vendin. Por u bë edhe si përfaqësues politik i UÇK-së për çka prap, unë mendoj se nuk ishte vendi i duhur për Ademin.

Ishte dejtor i bordit të televizionit.

Edhe kryetar i SHSHK “zgjidhet. (Shoq. Shkrimt.)

Ademi ishte në Oslo të Norvegjsë, si përfaqësues i UÇK-së bashkë me Xhavit Halitin dhe Klonelet Ahmet Krasniqi Agim Mehmeti, “marrveshje” që nuk u bë kurrë, përvec parave që i muarën. Nuk foli kurrë, pse? Sepse kishte hile edhe Ademi.


Si duket Ademin e keqpërdorën ndërsa ate e nxitnin të flas, e ai fliste.

Shkroi edhe një libër ,“Ballkaniadën”, që ishte e dëmshme për kohën kur lufta kishte fillua.

Ishte kundër marreveshjes në Rambuje dhe nuk kishte sjellje të pjekura, kishte sjellje fëminore e jo të mira kundër Madeleni Ollbrajtit, që edhe ia mbyll telefonin në Lublanë kur mbahej Konferenca në Rambuje (thot Kristofer Hill).
Rroli i tij, ishte përqarës sa i takon bashkimit të faktorit politik e ushtarak.

U rreshtua kah “krahu i luftës” që ishte atherë e tash i dëmshëm dhe kundër institucioneve që ishin zgjedhur me votën e lirë. Ishin krejt llami i lpk-istëve nga Zvicrra (Azem, Hashim, Xhavit, Ramush e besa edhe … Ali Ahmeti etj.)

Nuk ishte i vetdishëm e as vendosur ato që fliste kur ishte fjala për “vëllezërit” serbë. Rada Trajkovicin e luste që të bëhej presidente e Kosovës, publikisht dhe në televizion për çka dilte qesharak.

Ofendonte me fjalë Ibrahim Rugovën, dhe të vrarët, si Tahir Zemajn me djalë. Në vend se të mos folte fare, ai thonte, tekstualisht “mirë eshtë që u vra djali i Tahirit se edhe ai ish ba si baba”.

Nuk tregoi kurr çka ndodhi në Oslo dhe a kishte dorë edhe ai ose a ishte i njoftuar për disa nga vrasjet që ndodhën në kohë lufte. Së pakut nuk u distancua çka e bënë edhe më shumë të dyshimt.
Ai ka shkua vullnetarisht në Oslo, nuk e ka detyrua askush.

Pse ishte aq i uritur për vëmendje e për pushtet e në anën tjetër nuk kandidonte për “president” por e urrente Ibrahim Rugovën?

Krahasimi se Ademi është Mandela i Evropës, nuk qëndron.

Ka shumë shembuj, pse nuk është si Mandela.

Kur Mandela festonte 90 vjetorin e lindjes, në Londër mbahet manifesti i madh e ku veç të tjerëve, merrnin pjesë Mbretëresha e Britanisë së Madhe, ish kryetari i SHBA.së, Bill Klinton, kryeministri Tomy Bler, artist, humanistë e këngëtarët më të njohur të botës.
E për Ademin, dihet sa njerëz dualën (kur e priten nga burgu ishin shumë) dhe sa me e përcjell deri te vorri (shumë pakë).

Ademi po të ishte si Mandela, nuk do ta përrkrahte Enver Hoxhës i cili ka bërë krime në Shqipëri bash kundër fjalës së lië, e burgosi fjalën e lirë dhe i burgosi, vrau e i dëgoi në kampe përqendrimi e punë të detyerueshme njerëz të profesioneve të ndryshme nder ta, edhe disa shkrimtarë, (Agollin e Kadarenë), prijës fetarë, priftërinj e hoxhallarë. Mbylli kisha e xhamia. Me qindra njerëz të zotët i ka vrarë, kryesisht intelektualë e me mijëra të tjerë i ka burgosur. Ndër ta është edhe i madhi Gjergj Fishta që ishte i ndaluar. ”Jetonte” në ”Muzeun e parë në botë, në muzeun ateist”, në Shkodër.


Unë do të përmend edhe një poet tjetër, poetin Havzi Nela. “Në momentin kur po (ikte, shën. imi) kalonte kufirin për në Jugosllavi, nxjerr lapsin dhe një copë letër ku në të shkruan “Lamtumirë Atdhe i dashun, po të lë me zemër plasun”. Këtë letër ai e vendos në degën e një lajthie, letër të cilën më vonë e gjejnë dhe e dorëzojnë ushtarët roje të kufirit. Dhe kështu do të thoshte një nga njohesit e Havzi Nelës, pas 30 vjetëve, Azem Parllaku, shkruan R. Shahu.
Ngjashëm, si në Shqipëri ishte edhe në Kosovë, hiç më mirë nuk ishte: Dallimi ishte se në Shqipëri udhëheqës ishte një shqiptar, Enver Hoxha e në Jugosllavi, një sllav. Edhe këtu vritej fjala e lirë e njerëzëve të dishëm. Kishte pakë ndryshime në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Deri sa në Shqipëri poetët i varnin në sheshe të qytetit, për fjalën e lirë, në Kosovë i pushkatonin natën dhe deri në vorr i përcillnin me muzikë.

Ademit nuk i ka pas hije të përkrah gjelatët.

Pastaj, ai dëshironte që Kosova të bënte një konfederatë me Serbine, pra të jetojmë me një shtet e në anën tjetër ”luftonte” kundër Jugosllavisë.

Po paraqe për lexuesit edhe disa nga shkrimet që i kam lexua.



1. RRËFIMI TRONDITËS I HEROIT METUSH KRASNIQI
Për Adem Demaçin

https://www.ballikombetar.info/rrefimi-trondites-i-heroit-metush-krasniqi/

2. Demaçi: Më nxitën të flas kundër Rugovës, Markun e kanë mashtruar
E. Z.

https://portalb.mk/24527-demaci-me-nxiten-te-flas-kunder-rugoves-markun-e-kane-mashtruar/

3. I THEM PO SERBISË E GREQISË, DHE JO IBRAHIM  RUGOVËS
Borba, nedelja, 7. jun 1997. Beograd- Pristina
Adem Demaci, predsednik Parlamentarne partije Kosova
Bio bih predsednik balkanske konfederacije
(Do të isha President i konfederatës ballkanike )
Një pjesë e përkthyer nga intervista e Adem Demaçit.  Përktheu dhe përshtati: Xhevat Rexhaj

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/591562/demaci-i-them-po-serbise-e-greqise-dhe-jo-ibrahim-rugoves/

4. Projekti i Adem Demaçit: Të jetojmë në një shtet me Serbinë  pa ndryshuar kufijtë dhe urrejtja      ndaj Ibrahim Rugovës, intervistë (bota sot)