A është duke hakuar WikiLeaks çështjen e taksave të Donald Trump?

06.08.2016 23:21:12

Një intervistë e Xhulian Asanzh dhënë të premten, Bill Maherit, në emisionin  e tij “Real Time”, ka ngjallë debat të gjerë dhe mjaft dramatik në SHBA. Këtij debati i ka kontribuar edhe fakti se Bill Maher njihet si mbështetës i Hilari Klintonit. Në intervistën në fjalë, Maher e ka pyetur Xhulian Asanzh:

“Pse nuk po hakoni në çështjen e pagesës së taksave të Donald Trumpit?”

“Pra, ne jemi duke punuar në këtë.” – ishte përgjigjia e tij e drejtpërdrejtë.

Dhe kaq u desh që të fillonin debatet, intervistat dhe trajtesat e ndryshme lidhur me këtë çështje.

Edhe pse Wikileaks ka reaguar të shtunën nëpërmjet një postimi në tweeter, me anë të të cilit mohon se janë kryer hakime në çështjen e pagesës së taksave të Donald Trump, megjithatë polemikat dhe debatet vazhdojnë në SHBA.

Duhet të kujtojmë se para pak ditësh WikiLeaks ka paralajmëruar Hilari Klintonin se ka shumë të dhëna sekrete për të.

Eli Watkins, për CNN ka bërë një përshkrim të kësaj çështjeje, e të cilin do të mund ta lexoni sapo ta përkthejmë, në fokusi.org