A është kjo aleanca serbo-shqiptare kundër Kosovës?

01.09.2016 15:33:32

Nga Rexhep Kastrati

Aleanca serbo – shqiptare po funksionon edhe në këto kohë, bile më dukshëm se më parë. Partitë opozitare dhe lista “Srpska” kanë përsëritur atë që dikur partitë tjera shqiptare bënë me “Povratakun”, për të penguar zgjedhjet e presidentit Rugova, president i Kosovës. Edhe pse 15 vjet ndërmjet, aleanca serbo – shqiptare po shfaqet në trajtat e saj më të dëmshme dhe më të mbrapshta, e që do të thotë se nuk është ndërprerë kurrë. Të kujtojmë ndërkohë edhe ngjarjet e 17 dhe 16 marsit 2004, të cilat lanë dhjetra të vdekur dhe një dëmtim të rëndë për imazhin dhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës, e që u reflektuan qoftë në Raportin e Kai Eides, të vitti 2005, qoftë edhe në parimet e Grupit të Kontaktit për Kosovën, po të vitit 2005, në Pakon e Ahtisari të vitti 2007, si dhe në rendin juridiko-kushtetues të Kosovës. Aleanca serbo -shqiptare e vitit 2001, arriti që të bllokonte zgjedhjen e presidentit Rugova, president i Kosovës pa ua dorëzuar qeverisjen e vendit partive të tjera, kurse tash po kjo aleancë po arrin që të pengojë realizimin e interesave shtetërore të Kosovës, e që do të thotë se të ndërkombëtarizojnë kufijtë e Kosovës, të forcojnë shtetësinë dhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe të shqiptarëve. Aleanca serbo -shqiptare që kulmoi me falenderimin që i është bërë listës “Srpska” që ka zbatuar një urdhër të Beogradit për të mos qenë e pranishme në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, është formë publike shpërfaqjes së aleancës serbo -shqiptare, pasojat e të cilave do të reflektohen në procese të tjera të Kosovës, sidomos me shndërrimin e FSK-së në FA. Aleanca serbo – shqiptare ka arritu për të satën herë të forcojë pozitën e serbëve në Kosovë, ta forcoj dhe t’ia shtojë vlerën votës së serbëve jo dyfsih, por shumëfish, sikurse në rastin e Gjykatës Speciale, sikurse në rastin e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, e edhe tash me rastin e demarkacionit. Tërheqja e projektiligjit për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit nga ana e kryeministrit, forcat e mirëfillta politike do të duhet ta shfrytëzojnë edhe si një mundësi shtesë për të reflektuar dhe për të kuptuar se sot të fituar ishin serbët dhe Beogradi, e jo shqiptarët. Demarkacioni me Malin e Zi do ta izolonte Serbinë dhe do t’ia bënte më të vështirë që të impononte kërkesa dhe zhvillime të dëmshme për Kosovën. Mos të harrojmë: Gjykata speciale kaloi në Kuvendin e Kosovës, por më mirë do të ishte që të kalonte me votat e deputetëve shqiptarë dhe të komuniteteve të tjera etnike, sesa me votat e serbëve, sepse me atë rast u rrit fuqia e tyre politike. Po ashtu, edhe presidenti do të duhej të zgjidhej me votat e deputetëve shqiptarëve dhe të komuniteteve të tjera etnike, e jo me votat e serbëve, se edhe më shumë u rrit fuqia politike e tyre. Edhe demarkacioni do të kalojë, por do të duhet tëkalojë me votat e sjhqiptarëve, se serbët më shumë se më parë do të kërkojnë për votën e tyre. Natyrisht, se serbët nuk janë të interesuar që të kalojë demarkacioni, por po të ishte uniteti i shqiptarëve, pra po të mos ekzistonte aleanca serbo-shqiptare, nuk do të kishin mundësi të impononin gjë as drejtpërdrejt në institucionet e Kosovës, por as në negociatat në Beograd. Në Bruksel, Beogradi do të jetë më i fuqishëm përballë Prishtinës dhe do të provojë të imponojë jo vetëm kërkesat e tij për telekomin dhe energjinë elektrike, por edhe 25 antena gjithandej Kosovës. Partitë opozitare dhe strukturat tjera të inriminuara iua kanë mundësuar këtë fuqi Beogradit. Trashëgimia e madhe e presidentit Rugova është edhe të vepruarit racional, e jo të vepruarit emocional. Presidenti Rugova ka vënë mendjen, logjikën e shëndoshë, argumentet, e jo emocionet,populizmin dhe këngët e lahutave. Kosova ka nevojë të udhëhiqet nga mendja, na arsyeja, me gjakftohtësi, e jo me emovione, me retorika patetike që fshehin anagzhime kundërkombëtare, fshihen aleanca serbo-shqiptare që kanë synuar dhe synojnë përfshirjen e popullit në flakën e emocioneve, për ta futur në flakën e gjakderdhjes dhe të shkatërrimit të shtetit. Serbia dhe aleatët e saj janë duke bërë gjithçka për të dëshmuar se shqiptarët nuk dijnë të mbajnë shtet, dhe se duhet të kontrollohen nga të tjerë.