A është ky momenti kur Ramiz Lladrovci përzë Behgjet Pacollin nga lokali?! (Foto)

25.11.2016 23:35:39

Kanë dalë në publik dy fotografi nga vendi ku janë takuar dje rastësisht, kreu i AKR-së Behgjet Pacolli dhe kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci.

Në fotografi shihet se Lladrovci iu është ofruar Pacollit për t’i përcjell një mesazh, e që dyshohet të ketë qenë porosia për ta liruar tavolinën ku po qëndronte ky i fundit me kandidatin e AKR-së për kryetar të Drenasit, Elmi Thaçin dhe disa anëtarë të tjerë të kësaj partie, shkruan GazetaBlic.com

E veprimi i tillë i kandidatit të PDK-së, e ka irrituar tej mase anëtarin e AKR-së, dikur bashkëluftëtarë i Fehmi Lladrovcit, Musa Dervishaj, i cili me indinjatë e ka rrëfyer ngjarjen, ku thotë se Lladrovci i ka kërkuar Pacollit që të largohet nga lokali.

Ndryshe, përzurjen e Pacollit nga lokali e ka mohuar zëdhënës i shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Betim Berisha. /Lajmi.net/

lla1