A është Lista Serbe ende pjesë e qeverisë Haradinaj?

27.04.2018 13:44:24
Pas arrestimit të Marko Gjuriqit, Lista Serbe kishte bërë të ditur se po largohen nga qeveria Haradinaj.

Madje ata ndryshuan edhe ulëset në Kuvendin e Kosovës, duke kaluar nga radhët e opoiztës.

Por ditëve të fundit nga qeveria kanë bërë të ditur se ende nuk ka largim definitive nga qeveria.

Donjeta Gashi kishte thënë ditë më parë se për momentin nuk ka asgjë zyrtare për largimin përfundimtar të Listës Serbe nga qeveria, shkruan gazeta serbe Blic.

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq ka thënë se për momentin janë ministra vetëm me mandat teknik.

“Ne jemi ministra në mandatin teknik. Nuk shkojmë në Qeveri, përgjigjet ka thënë Teodosijeviq, transmeton lajmi.net.

Por edhe zyrtarët tjerë të Listës Serbe po vazhdojnë të zhvillojnë takime me diplomat të ndryshëm.

Dalibor Jevtiq zv/kryeministër i Kosovës ishte takuar me zv/sekretarin e shtetit amerikan për çështjet evropiane, Matthew Palmer.

Se nuk janë larguar nga qeveria e kishte thënë publikisht ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të kryejë punët si ministër teknik, deri në dorëheqjen përfundimtare.

“Ne nuk marrim pjesë në seancat e qeverisë, nuk marrim vendime politike”, ka thënë Rikalo.

Përkundër se kanë thënë se po largohen, Lista Serbe po vazhdon që edhe pagat t’i merr me rregull përkundër se s’po marrin pjesë në mbledhjet e qeverisë.