A është shndërruar LDK në parti që e drejton korpusi medietik kundër LDK?

Nga Rexhep Kastrati

Lidhja Demokratike Kosovës,  partia lëvizje që në krye me presidentin Rugova, nisi dhe udhëhoqi procesi më të madh në historinë e Kosovës, procesin e lirisë, pavarësisë e demokracisë, që arriti të nxjerrë Kosovën nga një provincë të humbur ballkanike, në një subjekt ndërkombëtar të paqes, të stabilitetit dhe të ndërtimit të gjeopolitikave të përmasave globale, që për herë të parë në historinë e shqiptarëve shpërfaqi dhe ndërtoi një platformë tërësore politike, diplomatike dhe gjeopolitike, që i ngriti shqiptarët nga një turmë që politikëbrëjen e bënte në rrugë dhe në çifteli, në popull politik që ndërton koncepte moderne dhe substanciale të politikëbrëjes dhe të vetëdijes institucionale-shtetërore dhe kombëtare, që arriti të rrëzonte të gjitha tezat kundërshqiptare të qarqeve sllavo-ortodokse dhe të aleatëve të tyre  mbi të cilat kishin bazuar të drejtën për pushtimin e territoreve shqiptare, që kishte arsyetuar edhe masakrat gjenocidale mbi ta, tashmë ndodhet në vështirësi të mëdha të funskionimit të saj dhe ka humbur shumë nga madhështia dhe pesha e saj politiko-institucionale që ka pasur dikur.

Lufta kundër saj dhe kundër projektit të saj liri, pavarësi, demokraci, që ka filluar që në hapat e parë të themelimit të saj, e që ka qenë totale dhe me forma e përmasa të ndryshme, që nga pushtimi saj nga brenda nga elementë dhe strukura të kundërta me të dhe me filozofinë e saj, me vrasjen e veprimtarëve të saj dhe me luftë speciale medietike, tashmë është e qartë se ka arritur rezultate të konsderueshme.

Marrja e kalasë nga brenda, pra pushtimi i saj nga grupe marksist-leiniste që keqpërdorën vullnetin dhe filozofinë politike të gjithëpërfshrijes, e që dha rezultat që në Kuvendin e II-të të LDK-së më 1994, kur Këshilli i Përgjithshëm u dominua nga elementë marksist-leninistë dhe që për pak çoi në çarjen e madhe të saj, ka qenë dhe ka mbetur një nga mënyrat e luftës kundër saj.

Edhe pse më 1994, LDK nuk u ça strukuralisht, atë kohë mori një goditje të rëndë, e cila do të dalë në përmasa të mëdha vetëm katër vjet më vonë: më 1998, në Kuvendin e III të saj, kur i ashtuquajturi grup i Hydajet hysenit dhe me nxitjen e Rexhep Qosjes, braktisi LDK-në, duke pretenduar që ta kosnderojë veten LDK, kurse vetë LDK-në në krye me presidentin Rugova, ta konsiderojë si jo LDK.

Gjithë këto angazhime për të marrë kalanë nga brenda, pra për ta pushtuar LDK-në u ndihmua nga një luftë speciale medietike, bërë kryesisht nga linja udbasho-jugosllavokomuniste në krye me Veton Surroin dhe Shkëlzen Maliqin, të cilët njëherësh ishin ndër përfituesit më të mëdhenj të fondacionit për shoqëri të hapur të Xhorxh Sorosit.

Pas çarjes së vitit 1998, kur i ashtuquajturi grupi i Hydajet Hysenit, i cili gradualisht u shkri në PDK, edhe ku e kishte vendin, doli nga LDK, filloi të zbatohej një formë tjetër e pushtimit të kalasë nga brenda, pra e pushtimit të LDK-së: nëpërmjet rekrutimit të personaliteteve të ndryshme të saj, dhe infiltirmin e të tjerëve në të, e që mundësohej edhe nga likudimi fizik i shumë personaliteteve të saj, si dhe nga shkëputja e një pjese individëve, kryesisht të tillë që para dhe gjatë luftës kanë pasur të bëjnë me financa dhe që kanë keqpërdorë ato, e që u janë bashkuar PDK-së dhe partive të tjera si mënyrë për krijimin e një imuniteti politik për të mos u kauzuar për keqpërdorim financiar, por edhe të tjerë që kishin rënë viktimë e luftës speciale medietike kundër presidentit Rugova dhe kundër LDK-së, luftë që pas luftës ishte bërë shumë agresive.

Individët e rekurtuar brenda apo rreth LDK-së dhe të tjerë të infiltruar përmbenda saj, do të bëjnë gjithçka për luftimin e të gjithë personaliteteve të devotshme dhe të përkushtuar në frymën e filozofisë politike të presidentit Rugova dhe që kanë pasur dhe kanë kontribute të rëndësishme në LDK dhe në procesin liri, pavarësi, demokraci!

Gjithë këtë do ta bëjnë në bashkërendim me korpusin medietik kundër LDK, në njërën anë duke medietizuar individë rekrutë agjenturash dhe shoqërish sekrete që lidhje nuk kanë pasur dhe nuk kanë as me LDK-në as me filozofinë politike të presidentit Rugova, madje që kanë pasur dhe kanë për qëllim dobësimin e saj, dhe pushtimin e plotë si mënyrë për ta shpërlarë nga tradita më madhështore kombëtare që ka pasur ndonjëherë ndonjë forcë politike shqiptare, dhe për ta bërë një strukurë të ndryshme që veç emrin e ka LDK, dhe që do të shërbejë vetëm si bisht për të tjerë, përkatësisht për t’u bërë numra.

Gjatë viteve bashkërendimi ndërmjet individëve të rekrutuar dhe të infiltruar, e që janë përdorur dhe përdoren si vegla kondomë, dhe korpusit medietik kundër LDK është rritur, është intensifikuar dhe tashmë ka arritur shkallën më të lartë, përkatësisht në nivelin e tillë që korpusi medietik kundër LDK që është vetëm një zgjatimi strukurave mafiozo-politike dhe që gazetarinë e përdorin për biznese, për shantazhe dhe për të luftuar çdo individ dhe çdo forcë politike që ende mund të patraqesë rrezik për strukura dhe rekrutë agjenturash kundërshqiptare dhe për shoqëri sekrete.

Kulmi këtij bashkërendimi ishte gjatë viteve 2015 e këndej, kur korpusi medietik kundër LDK ishte përfshirë thellë në zhvillimet brenda LDK-së, sa që ishte munduar që të impononte përbërjen e strukurave drejtuese të saj, kurse më pastaj edhe në luftën kundër qeverisë së drejtuar nga ajo, për të arritur në ato nivele sa të imponojë edhe përbërjen e grupit kuvendor të saj, nëpërmjet medietizimit absolut të veglave kondomë, të produkteve medietike kundër LDK, në dëm të personaliteteve me kontribute dhe me përkushtim në frymën e filozofisë politike të presidentit Rugova.

E gjithë kjo ishte vazhdim i aktit të paprecedent të implikimit të medieve në medietizimin e çarjeve në Kuvendin e VI të LDK-së, më 2006, e që ishte e qartë që atëherë se ishte një skenar i parashikuar dhe i planifikuar që më parë, kur LDK-ja do të komprometohet keqas dhe do të pësojë goditje të rëndë që nuk nuk arriti ta eliminonte kurrë.

Ata që ishin protagonistë të kafshërisë dhe kriminalitetit ë Kuvedin e VI, ishin bërë, ose do të bëheshin milionerë falë anagzhimeve të tyre kundër LDK, falë kontributit që kishin dhënë në dëmtimin dhe në çarjen e saj.

Tashmë, LDK, përkatësisht strukurat e saj drejtuese janë pushtuar nga vegla kondomë dhe nga produkte medietike të korpusit medietik kundër LDK,  e të cilët pos që keqpëredorin pozitat e  tyre në këtë parti, pos që keqpërdorin financat e saj për llogari të palëve të ndryshme, e kryesisht për korpusin nedietik kundër LDK, nuk janë në gjendje dhe nuk bëjnë dot një opozitë të mirëfilltë, dhe e kanë devalvuar atë në nivele shumë të ulëta të politikëbërjes.

Një pjesë e tyre u përgjërohen medieve dhe portaleve të mos publikojnë skandale të tyre, dhe këtë e komensojnë me besnikëri ndaj tyre dhe me shuma marramendëse parash.

Tashmë kur kanë mbetur vetëm edhe pak muaj nga Kuvendi i XIX-të i LDK-së, por edhe kur ka mundësi që vendi të shkojë në zgjedhje, lufta speciale kundër LDK-së, përkatësisht implikimi i korpusit medietik kundër LDK ka shtuar intensitetin e luftës speciale që ka për qëllim të nxisë përçarje dhe të afirmojë vegla kondomë, në përpjekje për të imponuar politika të caktuara dhe për të imponuar një valë të re të rekurëve të agjenturave kundërshqiptare dhe të shoqërive sekrete, e që pritet të parashutohen në LDK si produkte medietike dhe të OJQ-ve të financuara qoftë nga shoqëri sekrete, qoftë nga agjentura të ndryshme.

Është koha e fundit kur personalitete të devotshme, të përkushtuar dhe me kontribute në LDK dhe në procesin liri, pavarësi, demokraci të kuptojnë se duke mos i denoncuar dukuritë negative brenda dhe rreth LDK-së dhe duke mos demaskuar veglat kondomë që brenda dhe rreth saj kanë bërë dhe bëjnë në dëm të saj dhe të vendit, vetëm sa po u lehtësohet pushtimi dhe devalvimi i saj në dëm të vendit.

Duhet të jetë e qartë se individët që pozitat në LDK i kanë përdorur dhe po i përdorin për t’u bërë milionerë dhe për të krijuar një mbulesë dhe imunitet politik si mënyrë për manipulimin e opinionit në përgjithësi dhe të mbështetësve të LDK-së, nuk janë LDK-ja dhe nuk duhet të lejohet që të fshihen më mbrapa siglës dhe emblemës së saj.