A është “tradhëti”, kur e shesim lirë emrin dhe lirinë… ?!

04.07.2019 08:51:48

Nga Skënder MULLIQI

Asnjë thënje tjetër, sot nuk është më shumë në qender të vemendjes edhe ne kuptimin semantik se fjala, “Tradhetar’. Janë shumë shkaktar, duke filluar nga ato me banalet të manipulimeve , dhe keqëperdorimeve në opinionin e gjerë public. Disa po “promovojnë “ armiqë te se drejtës dhe të shtetit, deri në atë masë të dekadencës antropologjike, e cila po na dergon në shkatërrim. Në shoqërinë e sotme globale fjala ”Tradhetarë” është berë diqka e tepruar. Sa jemi te lidhur dhe punojmë per vendin dhe popullin aq edhe jemi atdhetare apo tradhetare. Nese mbetemi pezull te shprehem ashtu, nese nuk marrim obligime , madje as morale per shtet si qytetare te ketij vendi, atehere nuk kemi peshe dhe as vlerë.Deri me sot shumë I kemi tradhetuar vlerat tona sublime , I kemi tradhetuar edhe te paret tane. Nga qasja jone karshi familjës , atdheut, mvaret së a do të mbesimvetem mall për shitje, apo vlera të mëdha shoqërore e kombëtare.Deri më sot shumë kush nga njerëzit tanë të politikës po e konsiderojnë Kosovën, si mall për shitje në pazar?! Kjo është gjeja më tragjike që mund ti ndodhë një kombi.E kemi pru në pyetje identitetin tonë , kemi degraduar dhe dehumanizuar në mbrendi si shoqëri .Janë degraduar në menyrë të pashembullt edhe të drejtat tona elementare ,është vu në ankand edhe liria jonë personale.Po humbet edhe njerëzorja mbrenda nesh .Interesat primitive personale po promovohen në krye të jetës politike – shtetërore , si ekzemplar intelektual dhe dinakëri politike …e keqja gjithnjë e më shumë po bëhët agresive , duke bërë që njeriu mos ta njohë as vetvetën. Ideja globale e shoqërisë ka tretman krejt tjeter si në formë ashtu edhe në mbrendinë e saj.Vlerat njerëzore merren si kriteri bazë në relacion te ekzistimit të botës njerëzore. Shqiptareve ju duhet përqafimi I vlerave civilizuese , e jo antivlerave dhe koncepteve politike dehumanizuese autokratike. Na duhen horizonte te reja në planin politiko-kulturor , jo margjinalizimi I etikës morale, dinjitetit dhe traditave të mira ,të cilat I kemi, e shumë po I humbim. Qka është tradhëtia? . Sipas shumë filozofeve pa ndihmën e normave dhe zakoneve njerëzore, edhe tradhetia bëhët faktike , e cila pastaj rrenon qdo të drejtë zakonore, duke pru në pikëpyetje edhe sigurin e popullit, si vlera më sublime e tij.Tradhetia në Kosovën e sotme fatkeqësisht është bërë strategji edhe nacionale! Pa tradheti të vogla dhe të mëdha , udheheqesit tanë nuk po mund të ekzistojnë ! Kjo është bër formë e epidemisë. Kjo qka po ndodhë me neve është e quditshme. Po e shesim lirë emrin dhe lirinë ? Po vjen koha kur fytyra po del pas prapanice.A ka mundësi që fytyra jonë të kthehet ka njerëzorja shumë e humbur? Të gjithë po heshtim.Kjo është tradhëti karshi vetevetës , karshi shtetit dhe kombit…?!