A është vaksina 100-vjeçare e tuberkulozit zgjidhja kundër koronavirusit?

30.03.2020 15:26:25

Studiuesit australianë po verifikojnë testimin njerëzor në shkallë të gjerë për të parë nëse një vaksinë e përdorur prej dekadash për të parandaluar tuberkulozin mund të mbrojë punonjësit e kujdesit shëndetësor nga infektimi me COVID-19.

Testi i vaksinës Bacillus Calmette-Guerin (BCG) do realizohet mbi  4,000 punonjës të shëndetesisë në spitalet anekënd Australisë për të përcaktuar nëse mund të reduktojë vërtet simptomat COVID-19, thanë ekspertët e  Institutit Kërkimor Murdoch në Melbourne.

“Megjithëse u krijua fillimisht kundër tuberkulozit dhe ende u jepet për këtë qëllim mbi 130 milionë bebeve çdo vit, BCG gjithashtu rrit imunitetin” dhe mund t`i vijë sidomos në ndihmë atyre që janë në vijën e parë të luftës me koornavirusin, tha drejtuesi kryesor i studimit, Nigel Curtis.

“Shpresojmë të shohim një ulje të ashpërsisë së simptomave të COVID-19 tek personat të cilëvë do t`iu administrohet kjo vaksinë”, shtoi ai. Testimi do të nisë brenda pak javësh me shpresën e madhe që të japë rezultat.