A ishin të gjithë “Komandantët” e UÇK-së spiun? (Dokument)

22.01.2017 11:21:25

Në një dokument zyrtarë që ma tregoi një miku im nga Zvicra, (dokumenti është në origjinal, por unë e fotokopjova) shihet se si Ali Ahmeti, tash ”udhëheqës” i një partie politike shqiptare në Maqedoni, BDI-së ka mbajtur lidhjet me shërbimin e sigurimit policor e ushtarak të Maqedonisë.

Po ua paraqes shkresën e plotë zyrtare dhe të vulosur në të dyja gjuhët, por në gjuhën origjinale në dokument-foto.

Përkthimi në shqip:

Lënda: Ali Ahmeti, njoftim

Konzulli ynë në Gjenevë, M.K. e ka dorëzuar sipas udhrëresës suaj shumën e parave të gatshme, e cila sipas shkresës suaj i dedikohet Ali Ahmetit, emigrant shqiptar me qëndrim në Zvicër.

Takimi në të cilin janë dorëzuar paratë është kryer pa kurrëfarë problemi sigurie.
Takimi është dokumentuar me foto dhe me fono (fotografi dhe zë-incizim, shën. imi. Përkthyes: Xh. D.)

Ali Ahmeti dorëzoi në këtë takim dy videoshirita me incizime nga ushtrimet e terroristëve shqiptarë në një kamp të braktisur, llogor në kufirin ndërmjet Zvicrës dhe Francës.

Në incizim shihen Xhavit Haliti, Xhafer Shatri, Fazli Veliu, Rexhep Selimi, Florim Maloku, Bardhyl Mahmuti, Ali Sabri dhe një person tjeter për të cilin Ali Ahmeti thotë se e ka pseudonimin “Kuri”.

Bashkëpuntori (Ali Ahmeti, shën.i përkth. Xh. D.) tha se në këtë takim ishte pritë pjesëmarrje edhe e një oficeri të lartë të APJ–së, por që i njëjti për shkaqe sigurie nuk kishte ardhur.

Sinan Kastrati, Suedi