A ishte Aleksandër Soros kumbarë i koalicionit LDK-VV-PSD?

28.08.2018 11:00:27

Nga Rexhep Kastrati

Korab R. Sejdiu, tashmë nuk e fsheh se qëllimi i katapultimit dhe i ngjitjes me LDK, nuk ishte se kish harruar debatet me Isa Mustafën që e shtynë të largohej nga LDK dhe ishte kthyer i penduar, por që bashkë me veglat tjera kondomë të tërhiqte zvarrë atë kah qendra e majtë.

Edhe katapultimi i produkteve medietike të koprusit medietik kundër LDK në këtë parti, po del sheshazi se është bërë po për këtë qëllim. Lumir Abdixhiku, i cili te Batoni, më herët kishte mbetur si guak para Gentit që i mbajti ders për historinë e LDK-së dhe të rugovizmit, dhe kishte pranuar se lidhje nuk kishte pasur me LDK-në, madje kishte qenë më radikal, kishte paralajmëruar me kohë synimin për devijimin e LDK-së kah qendra e majtë. Epo Lumiri, që ka qenë kolumnist i rregullt i “Kohës ditore” të kryesorosistit, Veton Surroi, e më pas edhe i Berat Buzhalës, me kohë kishte shpërfaqur orientimet e tij ideologjike të majta, dhe radikalizmi i tij ishte më i afërt me VV-në.

Disa foto të publikuara nga Aleksandër Soros, djali i Xhorxh Sorosit, kan bërë të qartë se një takim sekret është mbajtur ndrëmjet Vjosa Osmanit, Lumir Abdixhikut, Korab R. Sejdiut, në njërën anë, e Visar Ymerit dhe Abelard Tahirit në anën tjetër.

Ai takim sekret si shumë takime sekrete që dihen e nuk dihen, duket se i ka dhënë shtysë të fortë një koalicioni LDK-VV-PSD, por më keq se kaq, edhe rrëshqitjes së LDK-së nga parti e qendrës së djathtë dhe anëtare e EPP-së, në parti të qendrës së majtë sikurse VV e PSD, e gradualisht në margjinalizim dhe defaktorizim të plotë të saj.

Pra, nuk po bëhet fjalë thjesht për një koalicion, or për ndryshim të aspektit ideologjik të LDK-së, e motivuar nga shumë faktorë, por më të rëndësishmit janë ata që kanë të bëjnë me dezintegrimin e saj ideologjik, me sjkëputjen nga tradita e saj, nga identiteti i saj dhe nga filozofia politike e presidentit Rugova, si mënyrë për copëtimin e trupës zgjedhore të saj, e që është më e madhja nga i të gjitha partive të tjera.

Duhet të kujtojmë se Hashim Thaçi e kishte shpallë PDK-në parti të djathtë, kurse Ramush Haradinaj ishte munduar që të tjetërsonte idetitetin rugovian dhe at t’ia mveshëAAK-së. Pra, derisa LDK-në mundohen ta dezintegrojnë ideologjikisht, përkatësisht ta rrëshqsin nga qendra e djathtë drejt qendrës së majtë, ta shkëpusin nga tradita rugoviane, të tjerë janë munduar dhe po mundohen që të kamuflohen me djathtizëm dhe me rugovizëm.

Dhe këto angazhime janë të hershme, dhe për to kam paralajmëruar vazhdimisht, dhe shqetësimi im nuk ka pasur të bëjë thjesht me çështje koalicionesh, pasi që LDK nuk duhet të ketë vija të kuqe për kolaicione, por ka pasur të bëjë me tendencën që LDK-në ta largojnë nga orientimi ideologjik i qendrës së djathtë drejt qendrës së majtë dhe skëputjen nga tradita rugoviane.

Vjosa Osmani, duket se ka marr për detyrë që ta shmangë LDK-në nga qendra e djathtë drejt qendrës së majtë, dhe në ndihmë i kanë ardhë edhe e ashtuquajtura “Altrenativa”, dhe në përgjithësi produktet medietike kundër LDK, e të cilat kanë mbështetjen e plotë të korpusit medietik kundër LDK, duke dëshmuar se kjo (shmangia e LDK-së nga qendra e djathtë drejt qendrës së majtë dhe nga tradita rugoviane), është një projekt përmasash të mëdha dhe ku janë të përfshirë parti, medie dhe shoqëri sekrete, që kanë kontroll në skenën politike në Kosovë.

Se është kështu, dëshmon edhe fakti se Dardan Molliqaj kishteparalajmëruar se VV do të fitonte zgjedhjet dhe do të bënte koalicion me një fraksion të LDK-së dhe me serbët.

Në fakt, ky ishte paralajmërim për një projekt copëtimi të LDK-së, pra të dezintegrimit të saj ideolgjik dhe të mbështetësve të saj.