A ishte vula e njohur si vula e Presidentit Rugova, vula e parë e tij?

08.05.2019 11:03:08

Nga Rexhep Kastrati

Kur presidenti Rugova pat  propozuar simbolet e Kosovës, qe bërë një fushatë e madhe denigruese kundër tej gjoja se po heq dorë nga simbolet komëtare. Madje, Kadare pat shkuar aq larg sa që e pat akuzuar se po ndërton mure ndarëse ndërmjet pjesëve të ndryshme të territoreve shqiptare.

Në Prishtinë, ndërkaq, histeria kundër simboleve të propozuara nga presidenti Rugova ishte aq e madhe, sa që  edhe që flamurin dardan e patën djegur fare!

Bashkë me simbolet tjera, presidenti Rugova pat edhe vulën e tij, pra vulën e Presidentit, e cila përmbante ato elemente që përmbante edhe flamuri.

Në fotografinë e mëposhtme, shihet se presidenti Rugova ka pasur më parë vulë tjetër nga ajo që e njohim të gjithë. Në urimin e tij dërguar kryeradaktorit të revistës për fëmijë “Pionieeri”, Zejnullah Halilit, me rastin e 50 vjetorit të saj,,e që mban datën 19 dhejtor 1997, shihet një vulë ndryshe, ku shihet shqiponja e zezë brenda një hapësire të kufizuar me një rreth të zi, dhe ku shkruan “Republika e Kosovës” kurse poshtë shkruan “Kryetari”, e nën të në gjuhën angleze shkruan: “Republic of Kosova – President”.

Kjo vulë është edhe një argument kundër atyre dashakëqinjve dhe atyre që u dëshmuan se janë për interesa të të tjerëve, e jo për interesa të shqiptarëve, se presidenti Rugova asnjëherë nuk ka menduar të ndërtojë mure ndarëse, as të heqë dorë nga simbolet kombëtare.