A janë shokët e tu vërtetë shokët e tu?

06.08.2016 17:01:15

E dija që miqësia e njëanshme ekzistonte, une kam disa, dhe jam i sigurt që edhe ju keni gjithashtu. Por nuk supozohet që unë të jem i dëshpruari për këtë.

Jam pak në një krizë ekzistenciale. Sipas një sturdimi të ri, nëse jam një njeri i zakonshëm, rreth gjysma enjerëzve që unë i konsideroj miqtë e mi, nuk më konsiderojnë mua mikun e tyre. Kjo tregon se sa keq jemi në gjykimin e reciprocitetit në shoqëri. sigurisht, unë e dija se shoqëria e njëanshme ekzistonte, unë kam disa, dhe jam i sigurt që edhe ti ke gjithashtu. Po në çdo rast, jam unë ai që nuk është shumë i interesuar, dhe personi tjetër që nuk e kupton këtë. Nuk supozohet që unë të jem i dëshpëruari. Akoma, nëse studime si ky janë të vërteta, fenomeni është aq i përhapur, sa që është shumë e vështirë që unë të jem përjashtim. Si në gjetjen e famshme se pothuajse gjithkush mendon se janë në 50% e vozitësve t ë sigurtë, ne nuk mund të gjithë të kuptojmë se kush me të vërtet na pëlqen ne.
Dhe në qoftë se ne po e vështirësojmë jetën tonë me një kuptim të tillë të shtrembëruar të rretheve tona shoqërore, ku i lë kjo të gjitha kështillat e mençura për rëndësinë e miqësisë. është zbuluar se miqtë na mbajnë të shëndetshëm fizikisht, të gjallë për më shumë kohë, dhe më pak të prekshëm ndaj depresionit dhe financiarisht më të sukseshëm, por nëse e marrim parasyshë se kërkimi është bazuar në vetë-raporte, sa nga kjo vje në të vërtetë nga të pasurit miq, dhe sa nga besimi që ke miq?
Kjo gjithashtu të bën të mendosh nëse ka një version të miqësisë sikur versioni i vjetër dhe i vërtetë i lidhjeve romantike: që një lidhje e kontrollon personi të cilit ajo i intereson më së paku. A jemi ne të prangosur me miqësitë tona të njëanshme, sepse ne intuitisht përpiqemi ta bindim personin tjetër për vlerën që ka shoqërimi me ne?
Ndoshta nuk duhet të na habisë të mësuarit se, kur vje te shoqëria, ne jemi në kthetrat e një mashtrimi ego-rritës. Kjo është e vërtetë në shumë fusha të jetës. njerëzit me vetëbesim të shëndetshëm zakonisht mbivlerësojnë aftësitë e tyre ndërpersonale, dhe kontrollin e tyre mbi ngjarjet, disa psikolog thonë se njerëzit me depresion të ulët, kanë njohuri më të sakta për aftësit e tyre se sa ata pa depresion. Për të lulëzuar në botë, është shpesh më mirë të ndjehemi mirë në lidhje me veten, se sa të shohim gjërat ashtu si janë.
Oh, dhe një arsye më shumë për të mos e munduar veten me mendimin se “miqtë” tuaj mund fshehurazi të mos ju pëlqejnë, ky studim në veçanti, së bashku me shumë studime tjera në psikologjinë sociale , u fokusua në studentë të universitetit (miqtë e tyre, dhe antarët e rinjë të familjes). Është e njohur se rrethet tona sociale tkurren kur ne rritemi, shpesh duke kulminuar me një të uritur për miqësi në moshën e vjetër. Por a është e mundur që kjo tkurrje është mendim i mirë për shoqëritë e pavërteta, dhe përqëndrim në ato që janë aktualishtë reciproke? Me siguri ka arsye për tu shqetësuar pëe një krizë vetmie përgjatë moshës së vjetër, por të pasurit disa shokë nuk mund të jetë dëshmi e mirë për këtë. Nëse do të përfundoja në vitet e mia të fundit me pak shoqëri, sepse jeta filtroi ata duke lënë vetëm ata në të cilët vërtetë mund të llogaris, nuk jam i sigurtë që do e quaja një gjendje të dëshpëruar. Do ta quaja përdorim efikas të kohës së mbetur.

(Oliver Burkeman- The Guradian, Ilustrimi Thomas Pullin, përktheu fokusi.org)