A ka frikë Dardan Molliqaj nga zbardhja e së vërtetës për vdekjen e Astrit Deharit?

10.11.2016 14:50:10

Nga Rexhep Kastrati

Në një konferencë me gazetarë, Dardan Molliqaj ka paraqitur asryet që sipas tij dhe sektës okulte, por edhe të prindërve të Astrit Deharit, nuk mund t’u besohet institucioneve shtetërore që po merren me zbardhjen e vdekjes së Astritit. Duket se debati që ka shpërthyer lidhur me informacionet që ka dhënë KMDLNJ për një vizitë që Dardan Molliqaj dhe Sami Kurteshi kanë vizituar Astrit Deharin në burgun e Prizrenit me lejen e gjykatësit të procedurës paraprake, z. Kashtanjeva, dhe mohimi i këtyre informacioneve nga ky i fundit, ka trazuar sektën okulte të Albinit. Dhe ajo që bie në sy është qasja absolutisht e çrregulluar ndaj infrmacioneve të këtilla, si dhe ndaj procesit hetimor që po zhvillohet për zbardhjen e të vërtetës për vdekjen e Astritit. Si fillim, Dardan Molliqaj thotë se gjykatësi Kashtanjeva rren dhe fsheh kërkesat që ka pasur nga sekta okulte e Albinit për ta vizituar Astritin, por që janë refuzuar nga ai, pra nga Kashtanjeva. Dhe gjithnjë nëse është kështu si thotë Dradan Molliqaj, atëherë del se kërkesa nga sekta okulte e Albinit për ta vizituar Astritin ka pasur, por ato janë hedhur poshtë, dhe kjo do të duhet të përqaset me informacionet e KMDLNJ-së, sipas të cilave pak ditë para se të vdiste, Astriti është vizituar nga Dardan Molliqaj dhe Sami Kurteshi me lejen e gjykatësit Kashtanjeva. Pra, KMDLNJ përmend vizitën, përmend personat që e kanë vizituar dhe lejen e dhënë për këtë vizitë, pra konfirmon se vizita është bërë, kurse Dardan Molliqaj konfimon se kërkesa i janë bërë gjykatësit Kashtanjeva , por ky i fundit nuk u ka dhënë leje. Pra, mospërputhje të plotë ndërmjet informacioneve që jep KMDLNJ, Dardan Molliqaj dhe gjykatësi Kashtanjeva. Pra këtu dikush po rren. Të rrejë KMDLNJ për vizitën? Ky Këshill, përkatësisht drejtuesi i saj, Behxhet Shala vazhdimisht ka qenë në koherencë me opozitën, pra me sektën okulte të Albinit, e rrjedhimisht edhe nuk do të rrente, përkatësisht nuk do të trillonte një vizitë nëse nuk është realizuar. Pra, ka gjasë që vizita të jetë realizuar ashtu siç i ka dhënë informacionet KMDLNJ, por çështja mbetet te përpjekja e sektës okulte të Albinit për të fshehur këtë vizitë që mund të jetë bërë me lejen e gjykatësit Kashtanjeva, i cili lejen mund ta ketë dhënë ose si i shitur te kjo sektë, ose si i kërcënuar nga ajo. Edhe mënyra se si ka folur për gjykatësin Kashtanjeva më shumë dukej si një lloj kërëcnimi ndaj tij, sesa si përgënjeshtrim të atyre që kishte thënë ai. Dhe tashmë gjykatësi Kashtanjeva mund të jetë në pozitën e personit të kërcënuar, apo edhe të shitur dhe të kërcënuar njëherësh, dhe mund të mos e çojë çështjen më tej drejt zbardhjes së vizitës së mundshme të Dardan Molliqajt dhe të Sami Kurteshit te Astriti në burg.

Në anën tjetër, edhe mënyra se si u është drejtuar Dardan Molliqaj zyrtarëve të tjerë policorë dhe prokurorialë është më shumë një shantazh sesa një adresim shqetësimesh lidhur me objektivitetin e hetimeve për zbardhjen e vdekjes së Astritit. Dardan Molliqaj thotë se nuk i besohet kryeprokurorit Sylë Hoxha, sepse atë e paska emëruar Adem Grabovci! Mirëpo, këtu bie në grackën që vetes ia ka bërë vetë: Dardan Molliqaj nuk përmend faktin se ishte pikërisht kryeprokuri Sylë Hoxha ai që kishte shfaqur i pari dyshimet për vdekjen e Astritit. Dhe këtë e ka bërë që natën kur ka vdekur Astriti, dhe para familjes dhe para sektës okulte të Albinit dhe të avokatit Gashi. Në anën tjetër, është po kryeprokurori Sylë Hoxha që ka kërkuar ekspertizë mjeko-ligjore dhe ka pranuar çdo kërkesë të familjes, të sektës okulte dhe të avokatit për këtë eskpertizë, e cila është kryer në mënyrën më transparente të mundshme. Është kryeprokurori Sylë Hoxha, i cili i pari ka përgënjeshtruar deklaratën e shefit të policisë në Prizren lidhur me medikamentet. Pra, është ky kryeprokuror që në mënyrën më profesionale ka trajtuar rastin e vdekjes së Astritit. Mirëpo, duket se djegia e mundësisë që të keqpërdoret çështja e kamerave të sigurisë për të penguar zbardhjen e plotë të vdekjes së AStritit, që iu bë mbrëmë në një emision televiziv, e ka shqetësuar avokatin Tomë Gashi dhe sektën okulte të Albinit, pasi që ato tashmë janë në duar të sigurta dhe nuk ka mundësi manipulimi me to. Pse kjo frikë nga kamerat atëherë? A mos në kamerë mund të jenë të regjistruara edhe pamje të vizitës së mundshme të Dardan Molliqajt dhe të Sami Kurteshit te Astriti, ashtu edhe siç bëjnë fjalë informacionet e KMDLNJ-së? Apo kanë frikë se mos po del se në dhomën ku ishte Astriti mund të ketë pasur vrasës me pagesë, po miltant i sektës okulte të Albinit? Sa i përket deklaratës së Nexhmi Krasniqit, ajo në këtë fazë ësht absolutisht e parëndësishme, sepse provat dhe të gjitha detajet që mund të kenë qenë në vendin ku ka vdekur Astriti, janë marrë dhe janë të sigurta, sigurinë e të cilave e konfirmoi edhe kryeprokuriri Sylë Hoxha. Edhe çështja e legjitimitetit që e konteston Dardan Molliqaj është e vonuar dhe e stisur, pasi që në aspektin ligjor, secili është në punon e tij në mënyrë legale, dhe së dyti nuk ka dhënë asnjë argument për të qenë. Edhe fakti se kjo çështje shtrohet gati një javë nga vdekja e Astritit, dhe vetëm një ditë pasi dolën informacione për një vizitë që Dardan Molliqaj dhe Sami Kurteshi i kanë bërë Astritit pak ditë para se të vdiste, dhe vetëm një ditë pasi që iu dogj mundësia e keqpërdorimit të kamerave për të penguar zbardhjen e plotë të vdekjes së Astritit, është një fakt i rëndësishëm dhe që rrëzon të gjitha pretendimet e sektës okulte të Albinit. Dhe është çështje urgjente që të konfrimohet vizita e Dardan Molliqajt dhe e Sami Kurteshit te Astriti në burg pak para vdekjes së tij, dhe të konfirmohet se kjo vizitë a është bërë me lejen apo pa lejen e gjykatësit Kashtanjeva, si dhe të zbardhen plotësisht pamjet filmike të kamerave.