A ka më qartë se kaq që të kuptohet se mafia politike dhe medietike janë një?

Nga Rexhep Kastrati

Arbana Xharra, po të mos tregohej një radikale kundërislamike, dhe në shumë raste edhe shumë provokative, nuk do të mbahej mend për gjë, sepse ajo nuk ka lidhje me gazetarinë si formë e komunikimit publik, si formë e plasimit të informacionit dhe të krijimit të opinionit. Ajo i takon grupit të individëve që në gazetari nuk kanë hyrë për shkak të vetë profesionit, por që nëpërmjet gazetarisë kanë synuar dhe kanë realizuar qëllime të tjera që nuk kanë të bëjnë fare me gazetari. Si e këtillë, Arbana Xharra nuk ka asnjë dallim nga një Margarita Kadriu, nga një Berat Buzhalë, nga një Dukagjin Goran, nga një Blerim Shalë, nga një Donika Kadaj, nga një Muherrem Nitë etj. Dhe kjo jo për faktin se të përbashkët kanë futjen në politikë, pasi që vetë kjo nuk përfaqëson ndonjë dukuri të izoluar, pasi që kudo në botë ndodh që gazetarë të futen në politikë, apo edhe ish-politikanë të kalojnë në gazetari. Ajo që është e veçantë për këta dhe që përfaqëson një dukuri shumë të keqe, është se këta janë futur në politikë jo për t’i dhënë politikës, por për të marrë nga ajo.

Dhe inkuadrimi i tyre në politikë është bërë në parti që vetë i kanë akuzuar për kapje të shtetit dhe për prontopolitikë. Pra, futja e tyre në politikë nuk është bërë për të ndryshuar pozitivisht mendimin politik, angazhimin politik dhe sjelljen politike, por si një kapërcim nga një angazhim i kamufluar në një angazhim të hapur politik. Dhe kjo ka ndodhur për shkak se sikurse pjesa më e madhe e politikës, edhe pjesa dërmuese e gazetarisë te ne funksionon si një mafie, por që dallojnë në format e veprimit të tyre me të njëjtin qëllim: rrënimin e forcave të mirëfillta politike, rrënimin e koncepteve bazë të shtetit dhe të shoqërisë dhe afirmimin, forcimin dhe dominimin e mafies politike e medietike që më tej do të thotë shndërrimin e sistemit shtetëror në një sistem të dominuar dhe të diktuar nga mafia politike e medietike.

Prandaj, për aq kohë sa pushtetin real e kanë pasur strukturat mafiozo-politike që në të gjitha nivelet e shtetit dhe të shoqërisë kanë instaluar njerëzit e tyre dhe mendësinë e të vepruarit mafioz-korruptiv, edhe mediet dhe portalet nuk kanë bërë ndonjë shtytje për të qenë në emancipimin politik dhe në formimin e një opinioni negativ kundër tyre. As ndonjë lëvizje politike, angazhim apo edhe sjellje politike nuk ka pasur që do të cenonte një gjendje të tillë. Në momentin kur strukturat mafiozo-politike e panë veten në pozitë të vështirë, pasi që humbën pushtetin politik, dhe gardualisht poe humbin edhe pushtetin dhe kontrollin mbi institucione dhe mbi shoqërinë, u bënë bashkë sërishmi mafia politike dhe medietike dhe me të gjitha mënyrat që nga lufta speciale, e deri te angazhimet e dhunshme, anarkiste, tribale dhe në kufijtë e terrorizmit, për t’iu kundërvënë anagzhimeve vendore dhe ndërkombëtare për t’i dhënë fund kontrollit mafioz mbi institucionet e shtetit, mbi politikën, ekonominë dhe shoqërinë në përgjithësi.

Pasioni me të cilin mediet frymëzonin turmat për të sulmuar institucionet lufta speciale me të cilën goditeshin institucionet e shtetit, e në mënyrë të veçantë kryeministri Mustafa, Qeveria dhe LDK-ja, kalonte përmasat e një makinerie propagandistike, pasi që ishte edhe vetë aktore e zhvillimeve të tilla. Vetë gazeta “Zëri” në krye të të cilës ishte Arbana Xharra, kishte kërcënuar kryeministrin me skenarë ukrainas nëse nuk do të jepte dorëheqje nga posti i kryeministrit.

“Koha ditore” dhe në përgjithësi kompania KOHA, në përgjithësi, por nëpërmjet emisioneve të veçanta, apo KlanKosova në përgjithësi, dhe me emisone të veçanta, Rrokum TV në përgjithësi dhe me emisione të veçanta, por edhe RTK si institucion publik, si dhe RTV21, kanë qenë tepër të angazhuara dhe të përfshira në luftën speciale kundër institucioneve shtetërore, enë mënyrë të veçantë kundër kryeministrit Mustafa, Qeverisë dhe LDK-së. Edhe portalet, sidomos express, blic, e pastaj edhe insjaderi dhe të tjerë, apo në përgjithësi portalet, duke përfshirë edhe ato që thirren në emër të rugovizmitu përfshinë tepër fort në luftën speciale kundër kryeministrit Mustafa, Qeverisë dhe LDK-së. Kjo u vërejt edhe gjatë këtyre ditëve kur mediet dhe portalet ranë në zor tepër shumë se përse vazhdonte të qëndronte Qeveria aktuale, duke dhënë madje data, orë dhe minuta se kur do të bjerë. Pra, rasti i Arbana Xharrës nuk është një rast i izoluar, por është vetëm një shpërfaqje e bashkëdyzimit, bashkërendimit dhe njëjtësisë së amfias politike dhe medietike.

Fatkeqësia është se në politikën tonë dhe në opinionin e gjerë janë krijuar vlerësime, bindje dhe besim se të këtillët janë njerëz me vlera, janë gazetarë dhe janë personalitete të nderuara. Në fakt, ky perceptimishte krijuar duke i bërë rekalmë njëri-tjetrit në mediet dhe në portalet e ndryshme, dhe si i tillë i ishte imponuar si vlerë dhe si pozitivitet. Zhgënjimi që vërehet te njerëzit për shkak të kalimit të Arbanës në politikë, dhe aët në pjesën e prontopolitikës, në fakt është zhgënjimi që vjen nga thyerja e iluzioneve që njerëzit kanë pasur për të dhe për të tillë si ajo. Natyrisht edhe një jesë e politikës, e pjesës injorante të saj që nuk ka lidhje as me politikën, e as me mediet, po ashtu, mund të jenë të zhgënjyer, por e vërteta është se të tillët i kan bërë dëm edhe politikës, edhe gazetarisë, pasi që është bërë në një farë mënyre promovuese, mbështetëse dhe afirmuese e njerëzve të këtillë injorantë që lidhje nuk kanë me gazetari, por që gazetarinë e kanë përdorur dhe e përdorin për qëllime krejt të tjera.

Dhe fatkeqësisht kjo dukuri nuk merr fund me Arbanën, por do të vazhdojë edhe me të tjerë që mediet dhe portalet e ndryshme na i nxjerrin thuajse çdo ditë në ekranet televizive, në videoformatet online dhe në forma të tjera të paraqitjes publike derisa të afirmohen në masë të tillëq  të mund të shiten shtrenjtë në politikë. Në fakt, një nga arsyet e goditjes që i është bërë LDK-së ka qenë edhe qëllimi që nëpërmjet puçeve të mbështetura, si ai më 2006, apo edhe si tjetri i betur në tentativë më 2015, kishin për qëllim që të hapnin rrugën për futjen në të të të ashtuquajturve gazetarë apo analistë dhe të përdorin atë për qëllime të tyre personale, ejo për qëllime të konsolidimit të shtetit dhe të institucioneve të tij.

Prandaj, Kosova, shoqëria jonë kanë një punë të vështirë që të çlirohen nga të dyja mafitë: mafia politike dhe medietike, dhe kjo do të fillojë të ndodhë kur si shoqëri të lirohemi nga logjika e robit dhe të mos bëhem robë të videopolitikës, siç do të thoshte Xhovani Sartori dhe të fillojmë e të analizojmë sjelljen, veprimet e jo fjalët dhe filmat artisitkë që na i oforjnë si dokumentarë televizivë, apo edhe serantat e ndryshme gazetareske që u thuren iksave apo ypsilonëve.