A KA NDONJË PATRIOT NË PDK,APO TË GJITHË JENI SI HASHIM THAÇI?

01.09.2018 17:20:48
Nga Binak Maxharraj
Kosovës po i përgatitën thikat pas shpine. Kosova është në rrezik. Kurr nuk ka qenë më në rrezik së sa tashti. Kosova kanoset të humbë mëvetësinë e saj teritoriale. Këtë është duke e përgatitë askush tjetër pos Presidenti i Kosovës dhe ish shefi i Partisë Tuaj Hashim Thaçi.
Ai ka ka hy në pazare të flliqëta më kriminelët e Serbisë për më e nda ose shkëmbim territoresh më Serbinë. Kjo ishtë ëndrra shekullore e Serbisë,për me i marr pjesët më vital të teritorit të Kosovës  siç është Veriu më pasuri përrallore nëntokësore.Floskula politike të tij janë ato që thotë së na do ta marrim vetëm Luginën, herë thotë vetëm Preshevën. Këto janë prralla për fëmijë.
Po ku jep Serbia teritor pa marrë asgjë. Këtë edhe kafshët e dijnë e lere më njerëzit. Pra, ky njëri i paskrubullt,tru bosh po donë më e qu vendin në fatkeqësi, sepse Kosova nuk donë pazare të flliqëta rrethë teritorit, sepse teritori i Kosovës është i pa çmueshëm dhe i saksionuem më Kushtettë
Këto marifete t Hashim Tnhçit uk po i përkrahë askush. E tërë Kosova është në ankth.Këte ide blozë  po e kundërshtojnë të gjithë, populli, opozita, shoqëria civile.Po kundërshtojnë më të madhe edhe qendrat më të fuqishme të botës, ndërkombëtaret.Këtë mubulozë politikë, këtë turp të njeriut të Partisë tuaj po e përkrahnin vetm ju të PDK. Nëse nuk mendoni më kokat e juaja më vetëdije jeni tu rreshqitë në tradhëti kombëtare qe as Drini e Bistrica nuk ju lanë, kurse nga populli duhet t’i hiqni duar.
Javën e ardhshme është thirrë Seanca e Parlamentit, kundër dëshirës suaj, për ta shpëtuar atdheun nga coptimi Në Parlament do të paraqitet Rezoluta nga opozita dhe shoqëria civile qe ia ndalon THAQIT pazaret më Serbin. Ju deputet të Pdk duhet të jeni në nivel të detyrës dhe ta përkrahni Rezolutën qe ia ndalon Hashim Thaçit të heq dorë nga pazaret e flliqëta më teritor.
Nëse ju nuk i bashkoheni popullit për ta përkrahë këtë Rezolutë ju bini në tradhëti kombetare,kuese Partia e juaj do të shkoj në bërllogut të historis.
Por, jo besoj që ka deputet të mensur në radhët e pdk qe janë patriot dhe ia don të mirën këtij vendi dhe e përkrahin Rezolutën, sepse ATEDHEU lashtë mbi të gjitha, bile edhe mbi santrapin Hashim Thaqi.