A ka pa përgjegjësi më të madhe ndaj Sovranit se kjo?

04.12.2019 17:11:28
Nga Adem Bytyçi
Partitë që fituan zgjedhjet e 6 tetorit, nuk ka gjasa të merrën vesh për pozitën e Presidentit të ardhshëm të Republikës së Kosovës!
Partia, LDK-ja, pretendon pronësinë e këtij posti ,ndërkaq Partia tjetër fituese numër 1 (një) e këtyre zgjedhjeve LVV-ja, e kundërshton të drejtën e pronsisë së LDK-së, mbi këte post ,dhe ekziston dyshimi i bazuar se posti i Presidentit, mund të jetë mollë sherri që këto dy parti mos të arrinë marrëveshje koalicioni për ta qeverisur vendin  në ligjislaturën e ardhshme!?
Po t’i referohemi mënyrës se si qështja e këtij posti është zgjidhur në të kaluarën ,nuk mund të kët pa përgjegjësi  më të madh dhe motiv më të pa arsyeshëm ,që pozita e Presidentit të Republikës të jetë mollë sherri ,që partit politike nuk do të mund të merrën vesh se nga cila parti duhet të zgjedhet Presidenti i Republikës?
Mënyra më e drejtë do të ishte, që Presidentin e shtetit ta zgjedhte populli drejtëpërsedrejti me Referendum për shumë arsye, njëra ndër të cilat do të ishte zgjedhja e Presidentit, në këtë mënyrë do të garantonte një President, i cili do të ishte figurë unifikuese (përbashkuese), e jo figurë më tepër partiake , siq mund të ndodhë  për shkaqe që tani më janë mase të njohura ! .
Edhe po të ekzistonin pengesa ligjore dhe Kushtetuese, për të zgjedhur Presidentin në mënyrën e propozuar, duhet të evitoheshin këto pengesa në mënyrë që Presidentin ta zgjedh drejtëpërsedrejti populli, e jo të jetë pazar i partive politike siq ka ndodhur derimetani për interesa kryesisht partiake karshi pushtetit!