A kanë përgatitur Serbia dhe aleatët e saj grupe shqipfolësish për të kryer sulme brenda dhe jashtë Kosovës?

10.01.2017 11:46:44

Nga Rexhep Kastrati

Ivica Daçiq ka paralajmëruar se shqiptarët do të sulmojnë përfaqësi të Serbisë nëpër shtete të ndryshme. Paralajmërimin e këtillë, Daçiq e ka bërë, siç thotë, në bazë të agjensive të shteteve të ndryshme të sigurisë. Mirëpo, pavarësisht këtij paralajmërimi, Kosova duhet të ketë kujdes nga sulmet brenda saj, sidomos në veri, dhe ndaj objekteve të ndryshme të tilla si kisha, varreza, godinave të ndryshme, por edhe ndaj ndonjë qytetari serb. Është kështu, sepse Serbia jo njëherë ka dëshmuar se di të manevrojë taktikisht dhe të tëheqë vëmdendjen në anë të ndryshme dhe në çështje të ndryshme, por të sulmojë në anë të tjera. Pra, të çoroditë orientimin strategjik të sigurisë së Kosovës dhe të shqiptarëve për të realizuar suksesshëm qëllimet e saj. Vitet ’80 të shekullit të kaluar kanë shumë raste të tilla, ashtu siç ka raste edhe kur vërtet janë bërë sulme të ndryshme në shtete të dnryshme. Rasti i Kumanovës, nëdrkaq, është rast tipik që dëshmon se si shqipfolës manipulojnë njerëz të ndryshëm që në emër të motiveve kombëtare, të kryhen sulme të ndryshme, dhe të bëhen mish për top. Vrasja e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt pasi janë arrestuar, si dhe deklarata e nënës së Mirsadit që akuzon dikë nga Kosova se paska kërkuar nga Ali Ahmeti që të mos kthehej gjallë Begu dhe Mirsadi në Kosovë, dëshmojnë për përfshirje të personaliteteve të larta politike në Kosovë. Nga ajo që thotë Sofie Rizaj, nëna e Begut, kuptohet se personi që i ka kërkuar Ali Ahmetit që Begu dhe Mirsadi të mos lëshohen gjallë për në Kosovë ka mundur të jetë një politikan i ngjashëm me Ali Ahmetin. Dhe ajo që duhet të vihet pashtu në vëmendje është se pikërisht në ato kohë, Serbia pat thënë se Daut Haradinaj do të kryejë sulme në veri të Kosovës. Pra, propaganda serbe ka qenë shumë aktive për të çoroditur opinionin dhe për të krijuar skema dhe mekanizma të tillë që të krijonte situata të ndera, të tensionuara të përshtatshme për të kryer sulme të ndryshme. Ndërkaq, paralajmërimi i këtillë për sulme të shqiptarëve ndaj përfaqësive diplomatike të Serbisë në shtete të ndryshme vjen në kohën kur Serbia po bën gjithçka për të komprometuar Kosovën dhe shqiptarët në sy të opinionit diplomatik dhe qytetar të shteteve të dnryshme, në kuadër të të cilit hyn edhe arrestimi i Ramushit, si dhe paralajmërimet dhe kërkesat për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Prandaj, edhe mbrapa këtyre sulmeve eventuale, qoftë brenda, apo jashtë Kosovës, edhe nëse do të kryhen nga ndonjë shqiptar, duhet të kosnderohen si organizime nga shërbime sekrete të Serbisë dhe të shteteve të tjera sllavo-ortodokse dhe të shteteve aleate të tyre, ashtu siç kishte ndodhur edhe me incidentin e Kumanovës, apo edhe me sulme të tjera të kryera edhe brenda Kosovës pasluftës, dhe më vonë.