A keni dëgjuar për dietën mjekësore? Humbisni 5 kilogramë për 5 ditë

13.10.2016 15:31:07

Dieta që do t’ju paraqesim në këtë postim ju bën të humbisni 2-5 kilogram  në 5 ditë. Kjo dietë e ka marrë termin “dietë mjekësore” sepse u përdor nga pacientët e sëmundjeve të zemrës të cilët duhet të humbisnin peshë para operacionit. Nëse keni nevojë të humbisni më shumë kilogramë kjo dietë mund të përsëritet 3 herë, pra për 15 ditë.

DITA 1

Mëngjesi: 1 filxhan kafe ose çaj pa sheqer, 4 biskota të kripura, 1 portokall.

Dreka: ½ filxhan kos, 1 vezë e zier, 1 portokall.

Darka: 2 vezë të ziera, 2 domate, 1 kastravec ose ½ pjate me sallatë jeshile.

DITA 2

Mëngjesi: 1 filxhan kafe ose çaj pa sheqer, 4 biskota të kripura, 1 portokall

Dreka:1 vezë e zier, 1 portokall, ½ filxhan kos.

Darka: 1 portokall, 4 biskota të kripura, 125 gram mish i grirë, 1 domate, 1 çaj pa sheqer.

DITA 3

Mëngjesi: 1 filxhan kafe ose çaj pa sheqer, 4 biskota të kripura, 1 portokall.

Dreka: 1 vezë e zier, 1 portokall, ½ filxhan kos, 2 kastravecë, lëng frutash ose perimesh të freskëta.

Darka: 1 portokall, 125 gr mish i grirë, 1 filxhan çaj pa sheqer, 4 biskota të kripura.

DITA 4

Mëngjesi: 1 filxhan kafe ose çaj pa sheqer, 4 biskota të kripura, 1 portokall.

Dreka: 4 biskota të kripura, 1 domate, 125 gr djathë i bardhë pa yndyrë.

Darka: 4 biskota të kripura, 1 mollë, 125 gr mish i grirë, 2 domate.

DITA 5

Mëngjesi: 1 filxhan kafe ose çaj pa sheqer, 4 biskota të kripura, 1 portokall.

Dreka: 1 domate, 4 biskota të kripura, 200 gr peshk ose pulë e pjekur.

Darka: 1 domate, 1 vezë e zier, 500 gr perime të ziera.

KUJDES!!! Dietat drastike që mundësojnë rënie të shpejtë nga pesha nuk janë të këshillueshme sepse trupa të ndryshëm reagojnë në mënyra të ndryshme. Konsultohuni me mjekun ose dietologun përpara se të filloni 1 dietë.