A meritoni këtë jetë të mykur nga politika?

22.05.2018 09:34:18

Nga Ismet Mjaki

10 ditë takova shumë njerëz : të shtresave të ndryshme, zanateve të ndryshme, punëtorë qe për ditë  po ikin duke lënë gazdallarët pa profesionist, gazdallarë të njohur dhe me firma të njohura vrapojnë  drejt Europës e Zvicrrës duke u munduar të gjenë një strehë apo puneë, njerëz me doktorratura e çka dush tjetër endërrojnë të jen shërbëtor vetëm të ikin dhe të sigurojnë dhe shkollojnë fëmijet e tyre në vende të sigurta.

Pse kio…?! Politika ka kap gjithëçka, edhe njerzit në familje i shantazhojnë, i ndajnë, i fusin gjelozin mes tyre, fusin interesa dhe joshje, fusin urrejtje…. Shifni GANSTERËT në parlamentet tona si KAPADAI sillen duke fol fjalët ma të PISTA në parlamentet tona, duke thanë : ta baj….ma… ta… a e merr…. qen bir qeni… shko rrot sames…edhe fëmijet e tyre i dëgjojn e shofin, duke rrëshqit midis parlamentit se se kanë guximin më u përball me arsyjen dhe janë rras krim e pisllaqe të të gjitha llojeve.

Sillen si gladiator duke tregu muskujt qe kmishat e tyre janë ka pelcasin nga ynyra,rakija dhe mishi qe gëlltisin si krokodill … Sa më shumë po ju shoh ju o fytyra të prishura të mafiasë e bagatelleve aq më shumë e dua IBRAHIM Rugoven, Adem Jasharin, Salih Çekajn, Agim Ramdanin….dhe bashkëpunëtorët e tyre qe nuk luftuan për një shqiptari poshtëruese por burrërore dhe të ndershme. Ju pjellë e huaj por shqipëfolës shporruni që populli të jetojë dinjitetshëm .

Shporruni nga  Kosova e Shqipëria.