A përsëri kompromise me Serbinë, Hashim a?

30.01.2019 15:10:29

“Nje pyetje komandantave ne Kosove qe mburren sot: A e dini bilancin e luftes fundit…?” (Rexhep Shahu)!

Deshta s`deshta, ”politikës” nuk po mund ti iku. Është për të ardhur keq por ky është realiteti ynë, në Kosovën tonë të vogël.

Një miku im në Malmö të Suedisë më thirri për 23 shkurt që të marrë pjesë në përvjetorin e 11 (?) të ”pavarësisë” së Kosovës. Pyetja ime vetvetiu ishte: -profesor, po çka don me thënë në fjalën përshëndetëse?

A kemi “pavarësi”?

Më erdhi keq me i thënë se kjo do të ishte rrena e vitit por më erdhi keq ama, unë nuk dua të marrë pjesë, i nderuari profesor.

Dhe po i tregoj arësyet pse do të ishte turp me marrë pjesë në tubime të tilla, me rreh shuplaka e me “bâ haj medet”, me hëngër ndonjë cop torte apo me i këndua këngët e Isa Boletinit, kur ka shkua në Londër apo të Ali Pashë Gucisë ose këngën “Katolikë e muslimanë” dhe “Katundarë e sheherli”.

Garantoj se Veriu i Mitrovicës, Gazivoda, Trepça dhe Lugina do të jenë pjesë e Kosovës
Hashim Thaçi: Garantoj se Veriu i Mitrovicës, Gazivoda, Trepça dhe Lugina do të jenë pjesë e Kosovës.

“Marrëveshja gjithëpërfshirëse nënkupton se nuk do të ketë kurrë më luftë mes Kosovës dhe Serbisë, do të ketë kufij sipas standardeve Evropiane dhe Kosova do të jetë multientike e nuk do të jetë e ndarë në baza etnike”, tha Thaçi, duke shtuar se beson se diçka e tillë pavarësisht vështirësive të mëdha do të arrihet.

Presidenti shtoi se vazhdon të besoj edhe më fuqishëm se herat e tjera që në marrëveshjen përfundimtare do të përfshihen Presheva, Medvegja dhe Bujanovci.”

Nëse është për ti besuar Hashimit, çka nuk i besohet, atherë pse ai i shkrual letër presidenti amerikan, “Jam i gatshëm të bëjë kompromiset e nevojshme për marrëveshje me Serbinë”?

Hashim cilat janë ato kompromise?

Sipas “teje”, Serbia do të na jap Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën dhe ti thua, që “Mitrovica e Veriut, liqeni i Gazivodes … “ do të “mbeten” në Kosovë?

Hashim mblidhi mendët!

Sigurisht Hashimi ka mendua si Kadri Veseli, ”Unë e lë në lloç çdokënd kur e dëmton shtetin”
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur rreth mundësisë së rrëzimit të qeverisë aktuale të vendit, që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj. Ai ka deklaruar se qeveria do të bjerë vetëm nëse Haradinaj rrëzon veten, sepse, siç ka thënë ai, PDK’ja nuk do ta rrëzojë atë”.

Po për këtë më mirë se Milazimi, ish miku im I studimeve iu paska përgjigjur këtyre zërave të hashimave kështu:

O NJERËZ, THIRRINI MENDJES, SA NUK ËSHTË BËRË TEPËR VONË!!! MILAZIM KRASNIQI  
Ideja e shkëmbimit/përshtatjes/ korrigjimit/adoptimit të kufirit ndërmjet Serbisë e Kosovës është ide për zhbërjen e shtetit të Kosovës. Është konspiracion serbo-rus, i koordinuar edhe me lobistët e tyre në Perëndim. …”

“Nuk ka pasur FARK”

Por këta farë “komandantët e Rognerit apo “Komandantët milionerë”, nuk ndalen.

Xhavit Haliti prap paska thënë se nuk ka pasur FARK.

O Xhavit marrja, as ty nuk ka me të mbytur marrja.

Nuk është se nuk di apo nuk kam ditur por kur po të dëgjoj ty e Jakup Krasniqin, mos me folur, rruza shpinës e shpinës kercet e B…  flet!

Lexoje me kujdes e merri syzet dhe lexo çka të shkruan Rexhep Shahu i cili ishte gazetar në Radio Kukësin dhe ishte më afër luftës që bënin ushtarët nën komandën e FARK-ut: Reagim ndaj Xhavit Halitit i cili tha se nuk ka argument që ka ekzistuar FARK-u

“Nëse Xhavit Haliti nuk ka qenë asnjëherë në Kukës, Has e Tropojë, nëse Xhavit Haliti nuk ka qenë kurrë në Kolsh e në Kalimash të Kukësit, në Tropojë, nëse Xhaviti nuk i ka pas sytë me vete, veshët me vete por ka qenë qorr e shurdh atëherë nuk ka pas FARK. Unë i kam parë me sytë e mi qindra e qindra trupa të FARK-ut dhe më vjen turp të bëj logje sot me lloj lloj Xhaviti. I kam parë me sytë e mi, i kam prekë me duar, jam përshëndetë kur hynin në luftë në Kosovë. Janë njerëz me emra e mbiemra, janë plotë ushtarë dhe është krim i rendë dhe i poshtër të thuash se nuk kanë qenë, nuk ka pas FARK. Qindra e qindra ushtarë të FARK-ut kanë qenë legalë dhe nuk kanë qenë ilegalë si Xhaviti nëpër Kukës. Ushtarët e FARK-ut kanë qenë realitet, kanë qenë të grupuar, stërviteshin në Kolsh e Kalimash, nuk rrinin skutave me Xhavitat, kanë qenë legalë, institucionalë, përgatiteshin dhe hynin në luftë nuk endeshin kafeneve si Xhavitat”, është shprehur Shahu.

“Më vjen shumë keq e turp të mohohet lufta, kontributi, pjesëmarrja e ushtarëve të FARK në luftë. Nëse nuk ka ekzistuar FARK, trupat e FARK, ushtarët e FARK, nuk ka ekzistuar kurrë Xhavit Haliti por hija e tij, fantazma e tij. Kur mohohet sot kontributi i ushtarëve të luftës, i ushtarëve të FARK-ut që janë gjallë, vajmedet çfarë do të bënin Xhavitat pas 50 vjetëve. …”   

Hashim e ti Xhavit e Kadri, ju jeni (Jules Verne) Zhyl Vernat e Kosovës por kur të vjen nata e m`loheni me jorgan, harroni dhe “mallkoni”, sikurse Kadri Veseli kur në mungesë guximi, e nem Serbinë “Mallkimi mbi Serbinë do të vijë nga fëmijët tanë”

Zhyl Verni tjetër, ai që u bë i njohur me teorinë ”Forca bënë fuqinë” në Drenas po dojka me na ndërtua rrugë për tramvaj ” Lladrovci: Drenasi do të bëhet me tramvaj, sepse pakëz po I duken premtimet tjera për:Stadiumin Kombëtar, Parkun e Bisnesit, ekzistues dhe i Ri, Aeroportin Bujqësor, Stadiumin sintetik dhe pishina gjysêm olimpike – Komoran, Liqenin e Vasilevës,
Penda në Vërboc e shumë të tjera, “projekte”, sikur nëpër përralla.

Veprimtaria antikombëtare e Bislim Zurapit- Këshilltar për Siguri Kombëtare i Thaçi, autor ishte, FESTIM GASHI

Por prap këto “hahen” diqysh por kur e dëgjova Hashimin që tha, besa edhe e kishte dekorua, se Bislim Zyrapin e ka njeriun më të besuesshëm nuk iu besova veshëve të mi.Veshtët dhe sytë janë shumë afër njëri tjetrit por syri është më I besueshëm.

Dhe hajt thash të lexoj një shkrim të gjatë për Bislim Zyrapin kur ishte në shkollën për kadet në Sarajeve, shkrim që gati ishte harrua e me një titull shumë domethënës “Veprimtaria antikombëtare e Bislim Zurapit- Këshilltar për Siguri Kombëtare”, FESTIM GASHI

Dorën në zemër e me thënë të drejtën unë kisha lexua libra, artikuj e besa edhe kisha dëgjua kush ishte Bislim Zyrapi, ishte një spiun I UDB-es Jugosllave në ish APJ-në por pyetja shtrohet, mirë që u k`thye në “luftë” por pse nuk shkoi te ish eprori I vetë, te Kolonel Agim Mehmeti, I cili ishte Zëvendës Ministër I ministrit të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqit dhe pyetja e dytë: Si u bë dhe kush e bëri Komandant të (të ashtuaquajtur), Shtab I përgjithshëm i UÇK-së?

A e dinte Hashimi atherë dhe sot apo me të vërtetë pa asnjë pikë dyshimi se edhe Hashimi dhe ai “shtab” ishin vegla të UDB-es Jugosllave?

Për këtë do të shkruaj në shkrimet në vazhdim por kësaj radhe do të paraqes disa fakte:

Çka thotë Agim Mehmeti për Bislim Zyrapin? A ishte Bislim Zyrapi bashkëpunëtor i UDB-së?
Bislim Zyrapi ishte me profesion “ushtarak” dhe kishte të kryer edhe “akademinë” ushtarake në ish Jugosllavi. Agim Mehmeti, ish Zv. Minister I Ministrit të Mbrojtes, Kolon. Ahmet Krasniqit për Bislim Zyrapin thote:

“…Mē 7 shkurt 1989, nē mēngjes, gjatē revistēs ushtarake qē u bēhej kadetēve, nē pistēn e kazermēs, e vērejta ish kadetin tim, Bislim Zyrapi, i cili nē cilēsinē e dēshmitarit kishte dēshmuar rrejshēm pēr mua dhe … si “dhuratē” pēr atē dēshmi dhe bashkēpunim me organet e UDB-sē dhe tē sigurimit ushtarak, Bislimin dhe disa tē tjerē, i kishin regjistruar nē akademinē njēvjeçare!… ” Fatkeqēsisht, thot auori, disa nga kēta persona sot gjenden nē vende tē rēndēsishme tē pushtetit aktual tē Kosovēs, sigurisht, me frikē, por tē kujdesshēm qē tē mos zbulohet ish veprimtaria e tyre e fēlliqur!’ (“E vërteta për FARK-un”, fq. 12.).

Këta dhe disa të tjere, që do të shkruaj më vonë, ishin komandantet tanë që e udhëheqën “luftën” dhe e “çliruan” Malishevën dhe bisbitevi Kosovën.

Vazhdon

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 30 janar 2019