A po kërcënon Kryemadhi deputetin e ri të LSI-së?

16.03.2019 20:52:59

Monika Kryemadhi flet edhe për deputetët që e tradhtuan dhe pranuan mandatin e deputetit. Ajo tha se nuk është e nevojshme që të konsumohet kohë për të folur për persona të tillë. Gjithashtu, Kryemadhi u ndal tek njeriu i besuar i Ilir Metës, Ralf Gjoni, duke thënë se ai nuk është njeriu i saj.

“Ralf Gjoni nuk është njeriu im besnik. Ai thotë se ka marrë garancinë nga Uashingtoni dhe i uroj suksese, por them  se çfarë do të bëjë ai kur Uashingtoni të thojë disa fjalë të tjera për atë. Uroj që t’i ketë zgjidhur problemet familjare dhe ekonomike!”, tha ajo pa dhënë shumë detaje.