A po merremi me të kaluarën më tepër se sa duhet?

26.09.2016 10:16:37

Nga Ajet Avdyli

E kaluara, në përgjithësi, dhe ajo që ne e jetuam ngërthen në vehte një mbidoz, të trajtimit të nje problemi të pafund, duke i lënë anash, problemet e të sotmës dhe të ardhmes. Jetojm me një kohë ku detyrimisht po na imponohet të kthehemi prapa, të trajtojm të kaluarën, me që e kaluara e jonë, ajo që ne shqiptarët në veqanti, u shndrrua në një re të zezë dhe akoma sillet vërdall mbi qiellin shqiptar. Ne jemi tmerrësisht duke e vuajtur mbidozën e së kaluarës. Në këtë botë, herojt e perjetshëm janë njeriu dhe antinjeriu, në mendimet e veprimet tona, lypset më teper vendosmëri, sepse « i pavedosuri është humbës i së vërtetës ». Ne pretendojmë se po bëjmë diçka, se jemi duke lëvizur në krahun pozitiv, por në mos na ndodhë si me atë që, « ishte në lëvizje orë e çast, hidhte një hap perpara, hapin tjeter pas ». Na duhet të bëjmë më teper kudjes sepse, « jeta është një kështellë, ku çelësin e portës e kanë dhe e mira dhe e keqja ».Koha bënë të sajën,. Ajo ecën vetëm përpara. Koha nuk ndalon kurrë, jemi në që ndalojmë në kohë, duke e humbur ose e shpërdoruar atë. Dhe koha e humbur është borxhi që nuk i`a shlyejmë vetës asnjëherë. Koha e humbur është prapambetja dhe burim ligësirash. Nga ana e sajë « ligësia godet të mirën me egërsinë që vetëtima godet malin »,Duke dskuturar rreth të kaluarës nuk është fjala që t`a harrojmë apo t`a mohojmë atë me një të « rënë të lapsit në letër »,kurrsesi jo !!, Ekaluara le të jetë fushë studimi dhe veprimi për cilindo, veçanarisht për sepcialistët e mirëfilltë, të fushave të caktuara si që veprohet në tërë botën e qytetruar, e jo debat nejash, kafesh, rrugësh e kudo tjeter. Por njëkosisht edhe me më shumë seriozitet ne duhet të i kushtohemi të sotmës dhe t`a hedhim vështrimin drejt së ardhmës. Ata që merren vetëm me të kaluarën, vështirë se mund të dinë t`a trajtojn të sotmën e aq më pak të ardhmen ». Ose në vend se, të merremi me të ardhmën, pa ditur t`a lidhim me të sotmën, e të medojm të kalojm në të ardhmën, nga ajo që po vjen, e cila po vie shumë shpejt, por ne nuk po e vrejm sa duhet, të ngulfatur nga e kaluara e errët e këtij populli. Veprimet e njëanshme e artificiale, jo vetëm nuk i zgjidhim drejt gjërat, por i koklavisism me teper se që duhet, sepse njeriu që nuk njeh teorinë e ndryshimit, nuk mund të udhëheq në asnjë kohë. Mendoj se e kaluara, e sotmja dhe e ardhmja e një populli, varet shumë nga politika, e nga ata që drejtojn me shtetin. Mjerisht ne kemi patur një të kaluar të errët të këtij populli, por me lirinë e sajë meduam se e kaluam Ilberin, por jo, asesi, ne na duhet punë e energji e sfida me u perballë me këtë të kaluar, e cila në vehte ngërthen probleme të njipasnishme, si të natyrave objektive po ashtu edhe subjektive.