A po synon Tomë Gashi të bllokojë zbardhjen e të vërtetës për vdekjen e Astrit Deharit?

13.11.2016 16:10:04

Nga Rexhep Kastrati

Tomë Gashi ka bërë procedim penal lidhur me publikimin e filmimeve nga kamerat e sigurisë së burgut të ditës kur ka vdekur Astriti. Në aspektin ligjor, ky veprim procedural është plotësisht i drejtë, sepse duhet të dihet se nga i kanë marr ato filmime. Mirëpo, kjo çështje nuk ka vetëm aspektin ligjor, por ka edhe aspekte të tjera. Pse filmimet u bënë publike ditën kur sekta okulte e Albinit u zu në rrenë lidhur me vizitat që komisarë të kësaj sekte kanë bërë te Astriti në burg? Po ashtu, pse filmimet u publikuan vetëm një ditë pasi kryprokurori Sylë Hoxha nxori blof Tomë Gashin? Pastaj pse deri më tash nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar të sektës okulte të Albinit lidhur me këto filmime? Dhe përgjigjet në këto pyetje janë po aq të rëndësishme sa edhe zbardhja e kanaleve nga kanë dalë ato filmime. Është kështu për faktin se mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën, përkatësisht mund të jetë që filmimet të kenë dalë nga njerëz të shitur, apo të kërcënuar me qëllim për të kontestuar legjitimitetin e hetimeve që po i kryejnë institucionet përkatëse. Dhe askush më shumë sesa sekta okulte e Albinit nuk është e interesuar për t’u dëshmuar kjo, sepse në këtë mënyrë do të mund të kontestohej jo vetëm procesi hetimor, por edhe konkluzionet e këtij procesi. Në anën tjetër, publikimi i filmimeve në fjalë do të mund të zhvlerësonte ligjërisht ato. Dhe për një proces hetimor për një vdekje të tillë si të Astritit, do të ishte shumë keq nëse do të zhvlerësoheshin ato filmime. Edhe publikimi i pjesëve nga ditari i Astritit, po ashtu, duhet të hetohet plotësisht.  Është shumë me rëndësi kush janë personat që kanë nxjerr filmimet dhe cilat janë lidhjet e tyre. Mirëpo, shqetësimi im ka të bëjë me faktin se procedimi penal i Tomë Gashit është vetëm një farsë dhe nuk është bërë për t’u marr vesh kush i ka nxjerr ato filmime, por për të kundërtën dhe për ta përdorë këtë për të penguar zbardhjen e të vërtetës për vdekjen e Astritit. Dhe kjo mund të jetë bërë, sepse informacionet e gjertanishme janë komprometuese për vetë sektën okulte të Albinit. Dhr janë komprometuese se sikur kjo sektë të mos kishte të bënte me vdekjen e Astritit nuk do të kishte pasur nevojë të mbante të fshehura, përkatësisht të mohonte vizitat e komisarëve të saj te Albini. Po ashtu, informacionet e papërgënjeshtrueshme për bashkëpunimin e Astritit me autoritetet, për çka edhe kjo sektë e ka humbur besimin te ai dhe për pasojë mund të ketë mbikëqyrë dhe kontrilluar takimet e Astritit me prindërit e tij, rrena lidhur me keqteajtimin psikologjik të Atdhe Arifit në Qendrën korrektuese në Lipjan, si dhe një mori informacionesh të tjera të bëra publike, janë aq komprometuese për sektën okulte të Albinit sa që thuajse e bëjnë të besueshme implikimin e saj në vdekjen e tij. Një çështje tjetër, po heshtet lidhur me mundësinë që në dhomën ku ka qenë Astriti të ketë pasur vrasës me pagesë, militant i sektës okulte të Albinit. Gjithsesi tepër shumë po anashkalohet fakti se ditën e vdekjes, Astriti ka pasur dhimbje koke për çka edhe nuk ka dalë në shetinë e zakonshme të pasditës.

Natyrisht se sekta okulte e Albinit nuk është e interesuar që të zbardhet e vërteta për vdekjen e Astritit, sepse kjo sektë nuk ka nevojë për të vërtetën, por për përdorimin politik dhe kriminal të vdekjes. Dhe po të dilte se Astriti e ka vrarë veten, apo edhe se kjo sektë në çfarëdo rrethane është e implikuar në vdekjen e tij, do të ishte një goditje e rëndë për të. Prandaj, edhe interesimi për të mos u zbardhë e vërteta e plotë për vdekjen e Astritit mund të jetë jetik për Albinin dhe sektën e tij. Prandaj kushdo që është i implikuar në daljen e filmimeve, qoftë për shkak të lidhjeve direkte me sektën okulte të Albinit, apo edhe me përfshirjen e Kadri Veselit, të Hashim Thaçit apo edhe të kujtdo tjetër, për ta shpëtuar Albinin dhe sektën e tij, apo edhe përgjegjësinë e përbashkët për vdekjen e Astritit, duhet të merret vesh dhe duhet të procedohet sipas ligjit.

E nëse nuk do të zbardhet se kush i ka nxjerr filmimet, por procedimi penal i Tomë Gashit është bërë për të bllokuar proceduralisht procesin e zbardhjes të së vërtetës për vdekjen e Astritit, vetëm sa rrit besueshmërinë për implikimin e sektës okulte të Albinit në këtë vdekje.