A pritet diçka e mirë nga Hashim i Nanos e Vuçiçi i Millosheviqit?!

18.09.2018 20:18:36
Nga  Ahmet Asani

Kjo sjellje e Hashim Thaçit ndaj qytetarëve te Kosoves është poshtruese! Është poshtëruese për faktin se ai me vite ka biseduar me Serbinë prapa shpindes se popullit te Kosoves! Ajo qe nuk u arrit me luftë sipas planit Nano-Millosheviq, keta dy fatosa te majtes ortodokse, qe fshihen prapa subjekteve te tyre “te djathta”, duan ta arrijne ne tavolinë!!??
Hashim Thaçi ky klysh i komunistit Nano, eshte marr vesh me klyshin e Millosheviqit Vuçiçin, qe ta zhbejne shtetin e Kosoves! Loje e felliqur e internacionales komuniste ortodokse e mbeshtetur nga komunaret e Parisit qe po vepron sipas devizes: “…behuni qe te dukeni te djathtë e perendimor, por punoni per te majten ortodokse lindore”

● Nuk ka më kompromise me Serbi! Kompromisi me Serbi është Republika e Kosoves pa Viset e saja nën Serbi, Maqedoni e Mal te Zi! Serbët etnik të Kosovës nuk mund te kenë më shumë te drejta se sa shqiptaret etnik te Kosovës nga qe dy palet jane shtetas dhe qytetare te njejtit shtet! Nese Franca angazhohet qe serbëve te Kosoves t’ju ipet Autonomi, Republike apo Kanton ne Kosovë, te njejten gje nuk mund t’ia mohojnë shqiptareve ne Serbi! Ska zgjidhje tjeter! Nese fillohet me ndërrim te teritoreve, kjo duhet te vlejë per gjitha ish Republikat Jugosllave, tani shtete te pavarura