A qëndron Kadri Veseli mbrapa “Insajderit”?

10.08.2016 13:10:07

Nga Rexhep Kastrati

uneNë konferencën e sotme për gazetarë të Visar Ymerit ra në sy një tip panoje e madhe ku dukeshin në të majtë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, kurse në të djathtë përgjimet e publikuara që dy muaj. Së pari, ishte sinjifikativ fakti se sekta okulte e Albinit, përveçse ishte paraqitur si nxënëse e dobët e Ukshin Hotit, e Keinesit dhe së fundmi edhe e Ha-Joon Chang-it, tash ka filluar të paraqitet edhe interpretuese e dobët e portaleve të ndryshme. Është e qartë se shfaqjet senzacionale të disa audioicizimeve të bëra këtu e pesë vjet më parë, në kushtet kur senzacionalizimi është bërë modë dhe model i gazetarisë së truqeve, shfaqja e audioincizimeve nga ana e “Insajderit”, ka tërhequr vëmendjen e opinionit, dhe shpresat se nëpërmjet tyre do të pastrohet politika. Sado që në kushtet e mungesës së transparencës politike, publikimet e tilla duken një mundësi apo alternativë e vetme, megjithatë, forcat politike që i përdorin ato politikisht duhet të zgjedhin paraprakisht disa çështje: duhet të sqarojnë faktin pse nuk janë shfaqur para pesë vitesh kur janë bërë ato audioincizime, por tash kur situata socio-politike është morbide dhe me mundësi eskalimi?: pse u prit të dilte “Insajderi” që këto audioicizime të bëheshin publike?; kush qëndron mbrapa “Insajderit”? Si është e mundur që audioincizime të tilla të jenë të disponueshme për institucione të ndryshme, pra edhe prokuroria, kurse të mos dijë fare kryeprokuri? Si është e mundur që gjykata të japë leje për përdorim publik të këtyre audioincizimeve, ndërkohë që paskan qenë aq sekret sa të mos dijë edhe kryeprokurori? A mos po dëmtohet procesi i hetimeve me publikimin e këtyre audioincizimeve. Asnjë forcë politike nuk mund t’i kalojë këto përgjigje me një: nuk na interesojnë këto!, sepse janë çështje me rëndësi parësore, për të kuptuar kontekstin real të publikimit të tyre, dhe qëllimeve se përse publikohen. Në rastin e parë, pra të publikimit të këtyre audioincizimeve, pesë vjet pasi janë bërë, duhet thënë se nbdërlidhet me kontesktualizimin e tyre në kohën aktuale, e së këndejmi edhe për përdorime politike aktuale, siç mund të jetë edhe kjo përpjekja e sektës okulte të Albinit në funksion të axhendave të saj politiko-anarkiste. Po ashtu, publikimi i tyre pesë vjet pasi që janë realizuar, do të thotë se bëhen ndërkohë që drejtimin e Qeverisë e ka LDK-ja, dhe ndërkohë që në PDK kanë ndodhur ndryshime në kreun e saj. Përdorimi politik i këtyre audioincizimeve që janë bërë pesë vjet më parë, për axhenda destailizuese, në fakt tregon se ka një interes, ose palë të interesuar(a) për të destabilizuar vendin. Kurse përdorimi i tyre politik ndërkohë që PDK ka ndryshuar kreun e saj, dhe kur është thënë se Kadri Veseli po bën pastrime në parti për ta vënë nën kontroll atë, atëherë shtrohet çështja: a ka dorë Kadri Veseli në publikimin e këtyre audioincizimeve, apo thënë më qartë a qëndron ai mbrapa “Insajderit”. Në një rast të tillë, kuptimi i panosë mbrapa Visar Ymerit ose është shprehje e injorancës, ose është shprehje e tezës së sektën okulte e ka krijuar SHIK-u, përaktësisht Kadri Veseli. Se sekta okulte e Albinit, mund të mos e ketë ditur se mbrapa “Insajderit mund të qëndrojë Kadri Veseli, i cili madje mund të ketë përdorur edhe autoritetin e tij tek gjykata për të lëshuar vendim për të drejtën e përdorimit publik të audioincizimeve, është pak e besueshme, kurse se mund të përdorë politikisht dhe për qëllime edhe të Kadri Veselit, këto audioincizime, natyrisht se është i mundshëm. Kjo mund të fitojë peshë sidomos po të kihet parasysh se ka një vendim gjykate që lejon përdorimin publik të këltyre audioinczimeve, pra këtë informacion e ka prokuroria, ndërkohë që kryeprokurori thotë se e kam mësuar nga mediat. Vallë të mos e kenë informuar kryeprokurorin për një vendim të tillë gjykate, e që do të thotë ta kenë sabotuar? Në fund të fundit, çfarë rrethnash paskan qenë ato që paskan bërë të mundur që gjykata të marrë vednim për përdorim publik të audioincizimeve, me kërkesë të një portali, ndër shumë portale të tjera, dhe kjo çështje të mos i raportohet kryeprokurorit? A mos po del “Insajderi” më i fortë se kryeprokurori? Nëse po, nga kush e ka këtë forcë: mos vallë pikërisht nga Kadri Veseli? Së këndejmi, a mos po del edhe sekta okulte si bashkërealizuese të axhendave të Kadri Veselit?