A të ka mbetë edhe ndonjë anëtar i familjes pa e punësuar diku, o kryetar Salim Jonuzi?

18.04.2017 16:50:28
????????????????????????????????????

Nga Selim Jryeziu

Sot nxënësit e Shkollës fillore “Ilmi Bahtjari” të fshatit Blaç bojkotuan mësimin. Çfarë ka ndodhur në fakt? Një punëtor ndihmës i kësaj shkolle ka ndërruar jetë pak kohë më parë. I ndjeri ka lënë familjen me një gjendje tepër të rëndë ekonomike. Drejtoria Komunale e Arsimit ka shpallur konkurs për vendin e punës të mbetur bosh. Veq të tjerëve, për këtë vend pune ka konkuruar edhe djali i të ndjerit. Por, në vendin e punës së babait të ndjerë është pranuar dikush tjetër. Vërtet vendi i punës nuk trashëgohet, kështuqë, ligjërisht është në rregull. Moralisht ?! Ky pushtet dhr ky kryetar vërtet lidhje me moralin nuk kanë. E them me përgjegjësi të plotë. Kryetari Salim Jenuzi, në një deklaratë për një portal thotë se bojkoti në këtë shkollë është i nxitur politikishtë dhe se Kryetari as nuk e di kush është pranuar në këtë vend pune. Të nderuar qytetarë! Ky është kulmi, ky njeri nuk ka asnjë përgjegjësi as për atë që bën, as për atë që thotë. Po i tregoj unë atij se kush është personi i pranuar në punë, meqenëse ai nuk e ditka. Personi në fjalë Kryetar, është KUNATI I DJALIT TUAJ. Thënë ndryshe, vëllai i gruas së djalit tuaj. Dhe ju nuk e dini?! Të lumtë! Një vitë më parë punësuat djalin, tani ja punësuat edhe kunatin. A të ka mbet edhe ndonjë i familjes pa punë O Kryetar