A u bë Enver Zymberi kurban në procesin e betonimit të ndarjes etnike të Kosovës?

28.07.2018 13:04:49

Nga Rexhep Kastrati

Më 25 korrik të vitit 2011, ishte urdhëruar një aksion policor në veri të Kosovës, përkatësisht të pikave doganore atje, dhe për kohën ishte një nga kasionet heoike të policisë speciale ROSU.

Në fakt, shumëçka shkoi keq, madje qarkulluan edhe informacione se shefi i policisë së Kosovës, z. Reshat Maliqi kishte dekonspiruar këtë operacion policor. Duhet të kujtojmë se z. Maliqi ishte shkarkuar ditën kur kishte filluar operacioni në veri.

Si pasojë e dekonspirimeve dhe konspiracioneve të tjera, policia e Kosoëc u gjend në pozitë të vështirë, përkatësisht u ballafaqua me një kundërvënie të organizuar nga strukurat e Serbisë në Kosovë, e të cilat vranë oficerin e policisë së Kosovës, Enver Zymberi.

Edhe pse në varrimin e tij kishte marrë pjesë edhe presidetja Jahjaga, dhe ishte shpallë hero i Kosovës, megjithatë vrasja e Enver Zymberit ka lënë enigma të shumta dhe mundësinë që të jenë të përfshirë strukura të larta shtetërore të Kosovës, por edhe strukura mafiozo-politike serbo-shqiptare në veri.

Shtatë vjet pas vrasjes së tij, Enver Zymberi ende na flet nga varri dhe ende ka nevojë të zbardhet gjithë e vërteta: pse u shpik çështja e doganave pikërisht në prag të fillimit të negociatave në Bruksel; a ishte qëllimi që nëpërmjet një çështje me doganat në veri, të fillonte zbatimi i Gjashtëpikëshit të Ban Ki Munit; kush nga strukurat e e policisë dhe të shtetit kishte bërë që ky operacion të përfundonte keq? A ishte qëllimi që parathënia e negociatave në Bruksel të ishte një shfaqje plumbash dhe viktimash?

Tashmë kur jemi në mes të vitit 2018, dhe kur nga vrasja e Enver Zymberit janë arritur shumë marrëveshje, edhe nga ato të rëndat për Kosovën, dhe tashmë po flitet hapur për kompetenca ekzekutive, përkatësisht për krijimin e një “Republika Srpska” në Kosovë, apo edhe për ndarje eventuale në bazë të ndonjë skenari ukrainas, apo edhe si shkëmbim territoresh, është e qartë se vetë krijimi i çështjes së doganave në veri, operacioni policor dhe vrasja e Enver Zymberit janë çështje që kërkojnë riaktualizim dhe pse jo edhe hetim të ri nga Prokuroria Speciale për të zbardhur gjithë dimensionet e tyre.