AAK dhe Nisma i bien pishman: kthehen në Kuvend

08.08.2016 10:39:07

Daut Haradinaj është kthyer në krye të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri pas një kohe të gjatë, pasi që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte vendosur të bojkotonte punët e Parlamentit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni do të raportojë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, rreth situatës së sigurisë në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se kishin bojkotuar punën për të respektuar vendimin e liderëve partiakë, porse tash, bashkë me kolegun nga Nisma, Zafir Berishën, kanë vendosur të rikthehen.