AAK do ta votojë ligjin për FSK-në

07.03.2017 13:19:38

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të votojë projektligjin me të cilin zgjerohen kompetencat dhe mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë për lajmi.net se AAK edhe në debatin e iniciuar nga deputeti Daut Haradinaj ka kërkuar formimin e ushtrisë.

“Ne edhe më herët e kemi thënë se duhet të veprohet kështu dhe tani e shohim si vonesë procedimin e ligjit për zgjerimin e kompetencave. Deputeti Haradinaj javë më parë pati iniciuar një debat në Kuvend për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura, mirëpo pasi nuk ekziston mundësia e ndryshimit të emrit, pasi Lista Serbe nuk e mbështetë ndryshimin e Kushtetutës, ne e mbështesim formimin e ushtrisë edhe përmes ndryshimit të ligjit”, ka deklaruar Lekaj për lajmi.net.

Më tej, ai ka thënë se AAK do ët mbështet çdo veprim që është në të mirë të vendit, por ka theksuar nevojën që të analizohet  ligji në mënyrë që përmes këtij ligji të zgjerohen kompetencat e FSK-së