AAK-ja ka reaguar në lidhje me debatin e anuluar në Klan Kosova, AAK : Debatin e anuloi KPM-ja, jo Ramush Haradinaj

24.05.2017 13:14:51

 

Debati i paralajmëruar ndërmjet kandidatëve për kryeministër të Kosovës, në Klan Kosova, është anuluar për shkak të një vendimi të Komisionit të Pavarur të Mediave, njofton Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Cdo shpjegim tjetër i kundërshtarëve politik, është spekulim i pastër.

Ne e kuptojmë luftën politike, por kur ajo ndërtohet mbi bazën e gënjeshtarve është krejtësisht e papranueshme, dhe për qëllim ka manipulimin e  e opinionit publik.

I nominuari për Kryeministër Ramush Haradinaj, është i vendour që të mos bjerë në kundërshtim me traditën e normativave dhe zgjedhjeve!”, thuhet në njoftimin e AAK-së.