AAK mund të hyjë në histori si instrument i Beogradit për destabilizimin e Kosovës nëse vazhdon me angazhime destabilizuese

01.10.2016 16:49:21

Nga Rexhep Kastrati

Një nga tezat e hershme që e kam shtruar dhe argumentuar është pikërisht teza se Serbia po synon ta tensionojë situatën në Kosovë. Në fakt këtë tezë e kam shtruar vazhdimisht dhe në kontekste të caktuara socio-politike, rajonale  dhe botërore, por që nga provokimi i Jabllanoviqit vitin e kaluar, e kam elaboruar më detajisht dhe më sistematikisht. Më vjen mirë që edhe nga AAK dalin zëra që e pranojnë se Serbia po synon ta tensionojë situatën në Kosovë, dhe kjo është e dyta herë që pranojnë ato që kam thënë vazhdimisht: hera e parë është pranimi i tezës se sekta okulte e Albinit ka synuar rrëzimin e Republikës, pra të shtetit. Mirëpo, atë që duhet ta pranojë AAK është se edhe vetë  është angazhuar për tensionimin e situatës në Kosovë dhe se edhe vetë është angazhuar për rrëzimin e shtetit. Dhe pasi ta bëjë këtë, t’u kërkojë falje shqiptarëve dhe të pushojë se mashtruari dhe manipuluari opinionin publik me rrena dhe me pallavra si ato të Ramushit mbrëmë. Në të kundërt, do të përfundojë si instrument i Beogradit për tensionimin dhe destabilizimin e sittuatës në Kosovë dhe nuk do ta kenë kurrë mundësinë për të korigjuar  dhe për ta shlyer këtë.