AAK-Nisma, me votë do ta kundërshtojnë demarkacionin

31.08.2016 20:48:51

AAK e Nisma për Kosovën marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do ta kundërshtojnë me votë.

Këtë vendim e morën liderët e këtyre subjekteve një ditë para seancës, kur edhe pritet të ratifikohet kjo ujdi.

Limaj ftoj gjithë deputetët, pa marrë parasysh cilës parti i takojnë, që të veprojnë njëjtë.

Ndërsa kolegu i tij nga AAK, Ramush Haradinaj tha se numri i atyre që janë kundër po rritet, ndërsa pati një apel për njerëzit që sot drejtojnë institucionet kryesore të shtetit, për të cilët pati edhe epitete.

Kreu i AAK-së shtoi se pushteti nuk mundë të fshihet pas miqësisë me SHBA-të e integrimet euro-atlantike të Kosovës, duke thënë se me 1 shtator është Dita D për Kosovën.

Edhe Limaj edhe Haradinaj përkrahin protestën e VV si legjitime dhe të drejtë demokratike, por se nuk janë pjesë e organizimit dhe nuk do të jenë pjesë e saj.